Të inkriminuarit fshihen pas posteve shtetërore

Aktuale

Të inkriminuarit fshihen pas posteve shtetërore

Diana Bunjaku Nga Diana Bunjaku Më 15 janar 2017 Në ora: 17:42
Foto ilustrim

Njohësi i çështjeve politike Artur Roshi ka deklaruar, se personat rreth të cilëve ka opinione se do të hetohen mund të futen në dy kategori. Sipas tij, e para janë ata që kanë vërtet probleme me drejtësinë dhe e dyta ata që janë thjesht në kuadrin e hamendësive, se kanë probleme me drejtësinë.

Viti 2017 pa dyshim se do të jetë sfidues për skenën politike në Kosovë, pasi Gjykata Speciale do të tentoj t`i zbardhë të gjitha rastet e dyshimta, derisa në mesin e të dyshuarve ka edhe emra politikanësh. Njohësit e çështjeve politike kanë vlerësuar se, edhe përkundër lakimit të disa prej emrave të politikanëve, si të mundshëm për t`u hetuar nga Gjykata Speciale, në njëjtit, vazhdojnë ti mbajnë postet e tyre dhe nuk shfaqin dëshirën që të japin dorëheqje, derisa të mbarojnë hetimet. 

Sipas tyre, ata po mundohen të fshihen pas posteve që kanë vetëm e vetëm për ta shpëtuar vetveten.  Njohësi i çështjeve politike Artur Roshi ka deklaruar, se personat rreth të cilëve ka opinione se do të hetohen mund të futen në dy kategori. Sipas tij, e para janë ata që kanë vërtet probleme me drejtësinë dhe e dyta ata që janë thjesht në kuadrin e hamendësive, se kanë probleme me drejtësinë.

“Të dy palët kanë të drejtë të pretendojnë, se nuk do të preken nga hetimet dhe i presin por nuk u paraprijnë me dorëheqje  nga postet që mbajnë. Kategoria që është objekt i ligjit nuk kanë logjikën morale të të bërit të gjërave për rrjedhojë vetëdijen në kufijtë e duhur dhe kështu nuk mund të japin dorëheqje sepse në se do të ishte ndryshe ata nuk do të ishin objekt i ligjit. Kemi të bëjmë me njerëz që kanë mendësi kusarie dhe e shohin shtetin si pronë të tyre dhe pushtetin si torbë plaçke që duhet ta çojnë në shpi. Megjithatë pak rëndësi ka, e rëndësishme është që po vendoset një sistem referimi tjetër për të ardhmen”, ka thënë Roshi.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Hënën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat