Anulohet një tender për furnizim me medalje i Zyrës së Presidentit

Aktuale

Anulohet një tender për furnizim me medalje i Zyrës së Presidentit

Më: 16 janar 2017 Në ora: 17:22
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, nuk do të ketë medalje për t’i dekoruar personalitet e ndryshme. Kjo ngase atij i është anuluar tenderi për “Furnizim me Medalje”

Këtë tender, zyra e Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, do të duhet që ta shpallë edhe njëherë.

Organi Shqyrtues i Prokurimit (OSHP) me anë të një vendimi, i ka anuluar zyrës së presidentit aktivitetin e prokurorimit “Furnizim me Medalje”.

Kjo pas ankesës që Gjykata e Tenderëve ka marrë nga ana e operatorit ekonomik “Artius Gripup”. Ky i fundit i ka gjetur disa shkelje që zyra e prokurimit e presidentit Thaçi i ka bërë në këtë tender.


“Barazia në Trajtim-Jo diskriminimi si dhe kalulimi i afateve kohore”, janë disa nga dispozitat që janë shkelur në këtë tender. Duke u bazuar në këtë ankesë, Organi Shqyrtues i Prokurimit Publik  e ka kthyer lëndën në rivlerësim.

“Anulohet vendimi i AK-së-Zyra e Presidentit të Republikës së Kosovës për dhënie të kontratës lidhur me aktivitetin e prokurimit, me titull “Furnizim me Medalje” me nr të prokurimit: 1012-16-124-121, dhe lënda kthehet në rivlerësim”, thuhet në vendimin e OSHP’së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat