CNN: Kosova dhe Serbia po flasin për luftë!

Aktuale

CNN: Kosova dhe Serbia po flasin për luftë!

Më: 16 janar 2017 Në ora: 20:10
Rosu në Mitrovicë

Treni propagandues dhe provaktiv serb është bërë lajm botërorë.

Ndalja e tij nga autoritetet e Kosovës që ta vazhdonte rrugën nga Beogradi për në Mitrovicë, ka ngjallur reagime të shumta në Serbi.

Derisa një vendim i tillë është përshëndetur në Kosovë, në Serbia po vlon politika dhe retorika luftënxitëse.

Ka qenë presidenti serb, Tomillsav Nikoliq ai që dje mblodhi Këshillin e Sigurisë Kombëtare duke thënë se Serbia është e gatshme ta “sulmojë Kosovën” nëse cenohet jeta e serbëve.

Të gjithë mediat prestigjioze botërore edhe sot kanë raportuar për tensionimin e situatës ndërmjet dy fqinjëve të armiqësuar thellë.

CNN, televizioni më i fuqishëm në botë, sot gjatë gjithë ditës ka raportuar për tensionimin e situatës Kosovë-Serbi.

“Presidenti serb thotë se Kosova dëshiron luftë pas ndaljes së trenit nacionalist”, është kryetitulli i CNN-it, derisa raporton për afrimin e inaugurimit të Trumpit si presidenti SHBA-ve. 

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat