Media zvicerane: Kosova dëshiron udhëheqje të re, perëndimi mos bëjë gabimin e para tre viteve

Aktuale

Media zvicerane: Kosova dëshiron udhëheqje të re, perëndimi mos bëjë gabimin e para tre viteve

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 13 qershor 2017 Në ora: 05:02
Tubim zgjedhor, Kosovë

Banorët e Kosovës duan një udhëheqje të re. Këtë e treguan qartasi rezultatet e zgjedhjeve të 11 qershorit - ku përkundër fitores së ngushtë të koalicionit të “Krahut të luftës”, në fakt bëhet fjalë për humbje: përkundër rrjetit të ngushtë klientelist, qasjes në resurset shtetërore ose kontroll faktik të shumë zonave zgjedhore për shkak të “vëzhguesve” partiak, koalicioni PAN mori 10 përqind më pak vota sesa zgjedhjet e përpara tre viteve, shkruan prestigjiozja zvicerane “NZZ”. Dyfish më shumë vota ka marrë partia nacionaliste e majtë Vetëvendosja, që tani doli fuqia e dytë - një triumf.

Liderët e Kosovës, shkruan NZZ, janë të diskredituar dhe nuk e kanë përparuar vendin përkundër përkrahjes zemërgjerë nga Perëndimi. Papunësia, korrupsioni dhe emigrimi paralizojnë shoqërinë, ndërsa pushtetarët kryesisht i fusin në xhepat e tyre paratë e huaja, përcjell botasot.info.

Në fund media zvicerane apelon që për shkak të këtij diskreditimi ndaj “Komandantëve”, është një shansë për të pasur një koalicion mes partive tjera, duke nënkuptuar këtu LDK dhe VETËVENDOSJEN.

“Përpara tre vitesh perëndimi refuzoi një pjesëmarrje në qeveri të Lëvizjes Vetëvendosja, nga frika për stabilitet,” shkruan “NZZ”. “Vetëvendosje ka legjitimitet shumë më të madh demokratik se koalicioni i komandantëve dhe për dallim nga këta nuk është e korruptuar. Në Prishtinë, të cilën e kontrollon, VV po shquhet me politikë pragmatike. Duke ia dhënë përgjegjësinë ajo duhet të tregojë nëse mund ta çojë vendin përpara për dallim nga elita e mbetur e vendit.”/Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat