Krasniqi: Politika nuk është art i dëshirave meskine, por art i të mundshmes

Aktuale

Krasniqi: Politika nuk është art i dëshirave meskine, por art i të mundshmes

Nga: B.S Më: 13 qershor 2017 Në ora: 10:32
Jakup Krasniqi

Kryetari i Këshillit Kombëtar të NISMA për Kosovën Jakup Krasniqi ka komentuar rezultatin e zgjedhjeve.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ai ka thënë se politika nuk është art i dëshirave meskine, por art i të mundshmes, përcjell Bota sot.

Postimi i tij i plotë:

DO TË DOJA TË BESOJA?!

Politika nuk është art i dëshirave meskine, por art i se mundshmës pas përpjekjeve mbinjerëzore të njerëzve që kanë integritet të veçantë e vizion të qartë për publikun e gjerë e shtetin që duhet ta përmbyllë shtetësinë!

Integriteti politik, vizioni i qartë dhe zemergjërësia e Madhe e të "parëve" tanë të dalë nga zgjedhjet e fundit, i duhen vendit e kombit tonë!

A ka bërë sovrani një zgjedhje të tillë, le të presim e të shohim!

Unë do të doja të besoja?!

Me gjithë atë, le të shpresojmë!/BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat