Kundërshtohet importi i vezëve nga Shqipëria

Aktuale

Kundërshtohet importi i vezëve nga Shqipëria

Më: 13 qershor 2017 Në ora: 11:56
Protesta e Shoqates se Shpezetareve te Kosoves

(E plotësuar) -  Shoqata e Shpezëtarëve të Kosovës nuk ka arritur marrëveshje me zyrtarë të AVUK-ut ndonëse janë takuar sot për më shumë se një orë, por u tha se do të marrin dëshmitë për analizat që iu janë bërë vezëve të importuara në Kosovë gjatë vitit.

Shoqata e Shpezëtarëve ka protestuar sot para AVUK-ut, me kërkesë që të ndalohet importi i vezëve nga Shqipëria pasi që sipas tyre po dëmtohen prodhuesit vendor.

Agim Sahiti, kryetar i Shoqatës të Shpezëtarëve të Kosovës, tha se nuk kanë arritur marrëveshje me përfaqësuesit e AVUK-ut, por siç tha ai, do të marrin dëshmitë nga AVUK-u për analizat e vezëve, të cilat ata i kanë bërë deri më tash. Ai theksoi se kanë kërkuar që vezët që importohen të mos shiten pa pasur rezultatet e analizave.

Sahiti tha se nëse rezultatet e analizave dalin të jenë të gjitha në rregull, atëherë mbetet problemi te mungesa e zbatimit të marrëveshjes se CEFTA-s, e që ka të bëjë me dampingun që ndërmarrja nga Shqipëria po përdor në eksportin e vezëve në Kosovë.

Ai u shpreh se problemet tjera që kanë fermerët, kanë të bëjnë me Ministrinë e Tregtisë për shkak të damping-ut.

Sahiti: Nëse çdo gjë del në rregull, problemi mbetet te Ministria e Tregtisë

“Fermerët kanë shpreh pakënaqësitë dhe dëshirojnë të shohin argumentet se është kryer kjo punë, dhe nëse çdo gjë del në rregull, atëherë mbetet problemi vetëm te Ministria e Tregtisë, sepse vezët që shiten në Kosovë, 1.49 euro 30 copë, atje shiten 3.10 euro diku. Do të thotë gjysmë çmimi për të njëjtën vezë. Ne për shkak të këtij çmimi kaq të ulët kemi ardhur deri te dyshimi se diçka nuk është në rregull. Por, edhe nëse del në rregull, nuk është në rregull damping-u, sepse marrëveshja e tregtisë së lirë që është nënshkruar, marrëveshja e CEFTA-së ka një pikë aty ku dumping dënohet dhe dënohet edhe ndërmarrja e cila eksporton në Kosovë dhe bënë dumping. Ajo dënohet dhe më nuk ka të drejt të eksportojë”, u shpreh Sahiti.

Kërkesat e shpezëtarëve, Sahiti tha të jenë ndalimi i damping-ut dhe bërja e analizave të nevojshme për vezët, e përveç asaj të vjetërsisë që është i dëmshëm për shëndetin.

Zëdhënësi i AVUK-ut Lamir Thaçi, tha se shqetësimet e fermerëve protestues më shumë kanë të bëjnë me çmimet ngase sipas tij vezëve të importuara u janë bërë analizat dhe që të gjitha kanë rezultuar negative.

Ndonëse shpezëtarët thonë se mbulojnë e madje edhe tejkalojnë nevojat që Kosova ka për vezë, Thaçi tha se vetëm gjatë vitit 2017-të janë importuar gjithsej 6 ngarkesa nga Shqipëria dhe Maqedonia, që i bie se vetëm nga Shqipëria janë importuar 4500 pako.

Thaçi: Gjatë 2017 janë importuar gjithsej 6 ngarkesa me vezë

“Ne i kemi ofruar dëshmitë. Njëra për rezultatet e analizave e të tjerat do t’i dëshmojmë në të ardhmen. Kanë qenë gjithsej pesë ngarkesa që janë importuar prej shtetit të Shqipërisë brenda këtij viti, një ngarkesë me sasi shumë të vogël nga Maqedonia dhe prej pesë ngarkesave, tri prej tyre kanë shkuar në analiza dhe të gjitha rezultatet kanë dalë negative dhe për këtë arsye nuk ka pasur vend për dyshim për ndonjë ndalesë”, tha Thaçi.

Sipas tij, prodhuesit që eksportojnë në vendin tonë kanë produktet e regjistruara në Bashkimin Evropian dhe se janë të kontrolluara nga autoritetet kompetente brenda vendit.

Ai u shpreh se AVUK si autoritet kontrollon sigurinë dhe cilësinë e produkteve vendore dhe atyre që importohen.

Sa i përket çështjes së çmimeve të vezëve, kryetari i Shoqatës së Shpezëtarëve të Kosovës, Agim Sahiti tha se do t’i drejtohen Ministrisë së Tregtisë për të rregulluar problemin me damping.

Ndryshe, damping nënkupton shitjen e prodhimeve jashtë vendit me çmime më të ulëta sesa në tregun vendor të prodhuesit. Shtetet zakonisht kanë të miratuara ligjet anti-damping për mbrojtjen e prodhimeve vendore.

Shpezëtarët: Po presim analizat nga AVUK për vezët nga Shqipëria

Shoqata e Shpezëtarëve të Kosovës nuk ka arritur marrëveshje me zyrtarë të AVUK-ut ndonëse janë takuar sot për më shumë se një orë.

Shoqata e Shpezëtarëve ka protestuar sot para AVUK-ut, me kërkesë që të ndalohet importi i vezëve nga Shqipëria pasi që sipas tyre po dëmtohen prodhuesit vendor.

 Kryetari i Shoqatës Agim Sahiti tha se do të marrin dëshmitë nga AVUK-u për analizat e vezëve nga Shqipëria dhe sipas tij nëse rezultatet e analizave dalin të jenë të gjitha në rregull, atëherë mbetet problemi tek mungesa e zbatimit të marrëveshjes se CEFTA-s e që ka të bëjë me dampingun që ndërmarrja nga Shqipëria po përdor në eksportin e vezëve në Kosovë.

 Zëdhënësi i AVUK-ut Lamir Thaçi tha se shqetësimet e fermerëve që po protestojnë, më shumë kanë të bëjnë me çmimet,  ngase sipas tij vezëve të importuara u janë bërë analizat dhe që të gjitha kanë rezultuar negative.

 E për këtë ai tha se problemi mbetet vetëm çmimi, ndërsa shtoi se do të dalin me përgjigje për pyetjet e tjera të parashtruara nga fermerët e që kanë të bëjnë me analizat laboratorike që iu bëhen vezëve.

 Deri më tani, nga janari i këtij viti, Thaçi tha se janë importuar pesë ngarkesa me vezë nga Shqipëria dhe një nga Maqedonia, ndërsa tri prej tyre u janë bërë analizat të cilat kanë qenë negative.

 Ndërsa Shoqata e Shpezëtarëve të Kosovës, u tha se do të kërkojë  llogari nga Ministria e Tregtisë për shkeljet që janë bërë ndaj Ligjit Anti-dumping.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat