Ahmetaj: Ende nuk e dimë shkakun e numrit të madh të fletëvotimeve të pa vlefshme

Aktuale

Ahmetaj: Ende nuk e dimë shkakun e numrit të madh të fletëvotimeve të pa vlefshme

Më: 13 qershor 2017 Në ora: 16:57
Qendra e Numërimit të Rezultateve

Qendra e Numërimit të Rezultateve ka përfunduar procesin e pranimit të materialit nga i gjithë territori i Republikës së Kosovës, proces i cili është kompletuar mbrëmë para mesnatës.

Dhe tashmë QNR është në procese të tjera ku bën futjen e të dhënave nga formularët e rezultateve të subjekteve për kandidatë të cilat  do të futen në bazën e të dhënave në mënyrë që të ketë më tutje rezultatet përfundimtare nga Qendra e Numërimit të Rezultateve.

Kështu ka bërë të ditur drejtori i QNR-së Burim Ahmetaj, i cili tha se Qendra e Numërimit i posedon gjithë materialin e ndjeshëm, i cili ka ardhur nga komunat  e tërë territorit të Kosovës.

Ahmetaj: Të gjitha kutitë kanë mbërri në QNR

“Kuti që nuk ka mbërri në Qendër të Numërimit  nuk ka, dmth të gjithë materialin e kemi pranuar mirëpo për shkak të procedurave nuk ka mundur me u proceduar si i rregullt për shkak të parregullsive gjatë pranimit  janë dërguar në karantinë  dhe  të hetohen. Bëhet fjalë për 189 vendvotime që është numër jo shumë i madh, mirëpo do të bëjmë hetimin e tyre. Janë nga të gjitha komunat e Kosovës , parregullsi procedurale më shumë.  Gjithë materiali është këtu në Qendrat e Numërimit siç e shihni edhe nga arkiva e kutive të votimit, ndërsa formularët e rezultateve i nënshtrohen procesit të futjes së të dhënave po ashtu edhe lista përfundimtare e votuesve duhet të skanohen më pastaj do të bëjmë edhe regjistrimin e votave me kusht dhe nga skanimi i votuesve të rregullt dhe votuesve  me kusht do të bëhet edhe verifikimi i tyre dhe pastaj do ta kemi num ërimin e votave me kusht dhe votave me postë. Këto janë procese që nuk mund të themi që mund të kryhen brenda pak ditësh”, tha Ahmetaj.

Ai tha se janë disa materiale apo vendvotime të cilat nuk kanë mundur të procesohen  të rregullta gjatë pranimit për shkak të mospërputhjes me numra të shiritave.

Ahmetaj: Janë disa materiale që nuk kanë mundur me u procesu të rregullta për shkak të mos përputhjes me numra të shiritave

“Janë disa materiale apo vendvotime të cilat nuk kanë mundur me u procesu të rregullta gjatë pranimit për shkak të mos përputhjes me numra të shiritave apo nuk është përshkruar në raport për rastin,  sepse ka ndodhur hapja e kutisë apo ndërrimi i shiritave kështu që këto janë raste procedurale të cilat i kemi dërguar në karantinë e  që do të i hetojmë  në bazë të procedurave të brendshme të QNR-së. Pasi të përgatitet raporti do të shohim që nga këto 189 vendvotime që janë dërguar në Karantinë do të shohim që ndoshta kanë qenë proceduralisht raste që kanë shkuar pa nevojë, por do të eliminohen të gjitha këto raste. Ndërsa, ato raste të cilat nuk mund të zgjidhen me karantina atëherë do të rekomandohet KQZ-ja se çfarë do të bëhet me ato vendvotime”, tha  Ahmetaj.

Ai tha se në të gjitha vendvotimet janë numëruar votat ndërsa shtoi se është herët të flitet për rinumërime, sepse janë në procesin e hetimeve të vendvotimeve që kanë shkuar në karantinë dhe nuk dihet akoma se a nevojitet rinumërim për ato vendvotime.

Në këtë proces zgjedhor kanë dalë të jenë rreth 52 mijë vota të pavlefshme, mirëpo QNR dhe KQZ ende nuk e kanë bërë një hetim të tillë.

Ahmetaj: Ende nuk e dimi shkakun e numrit të madhe të fletëvotimeve të pa vlefshme

“Në bazë të rezultateve preliminare kemi një numër mjaft të madh të votave të pavlefshme, mirëpo aktualisht ne nuk mund të dië i se pse ka ndodhur pavlefshmëria, mirëpo i kemi numra si numra. Kur t’i kemi të gjitha të dhënat në bazë të dhënave nga formularët e rezultateve  do ta kemi numrin e saktë sa fletëvotime të pavlefshme janë total në territorin e Kosovës. Më pastaj KQZ-ja sigurisht që do të formojë një komision hetimor dhe do ta dimë edhe shkakun se pse ka qenë një numër kaq i madh i fletëvotimeve të pavlefshme. Supozojmë që ka qenë edhe pakënaqësi që e kanë shprehur në fletëvotim, mirëpo i mbetet komisionit nëse KQZ-ja e formon ndonjë komision të tillë për hetimin e këtyre masave”, theksoi Ahmetaj.

Ai nuk ka treguar nëse  janë në bazë të futjes së të dhënave kështu që nuk e kanë raportin e plotë se cilit rajon apo cilës komunë i takojnë më së shumti këto vota të pavlefshme. Mirëpo, Ahmetaj tha se në momentin që do t’i kenë të gjitha të dhënat në  bazën e të dhënave atëherë do të dihet saktësisht se cila komunë prinë me pavlefshmërinë e votave.

Qendra e Numërimit të Rezultateve është duke punuar në 3 ndërrime, 24 orë, e cila ka rrit edhe dinamikën e procedimit .

Ai tha se nuk mund të thuhet se brenda një jave ose dhjetë dite do të mund të kompletohet i gjithë procesi, sepse numri është shumë i madh dhe procedurat duhet të respektohen.

Ahmetaj tha se probleme teknike nuk kanë, sepse KQZ-ja i ka marr të gjitha masat. Po ashtu ai tha se nuk kanë asnjë presion nga jashtë prej kujtdo qoftë, sepse objekti është i siguruar mirë, punohet në mënyrë të pavarur nga i gjithë stafi dhe nuk ka ndikime nga jashtë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat