Presidenti i Bundestagut gjerman, Norbert Lamert ka thënë se të gjitha marrëveshjet e arritura në dialogun ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit duhet të zbatohen.
Ai në një intervistë për numrin e së mërkurës të gazetës beogradase “Politika” tha se themelimi i Bashkësisë së komunave serbe është pjesë e rëndësishme e marrëveshjes.
“Bashkimi Evropian mbështet dialogun, por të dyja palët duhet të ulen në tavolinën e bisedimeve me vullnet për të arritur kompromis”, ka thënë Lamert.