Kadetët e FSK-së mbajnë ushtrimin fushorë 'Kampi veror 2017'

Aktuale

Kadetët e FSK-së mbajnë ushtrimin fushorë 'Kampi veror 2017'

Më: 14 qershor 2017 Në ora: 06:41
Foto arkiv

Sot në fshatin Zhegoc të Komunës së Gjilanit mbahet dita e vizitorëve në ushtrimin fushorë 'Kampi veror 2017' të kadetëve te Forcës së Sigurisë së Kosovës i cili  ka filluar operacionet e saj stërvitore, nga data 5 deri me 18 qershor.   

Në planifikimin, organizimin si dhe ekzekutimin e ushtrimit fushor “Kampi veror 2017” janë të përfshirë të gjithë kadetët e Forcës së Sigurisë të cilët studiojnë në Qendrën për Studime Universitare të cilët matin dhe vlerësojnë njohuritë dhe shkathtësitë e fituara si në aspektin individual po edhe në atë ekiporë. 

Operacionet e ushtrimit do t’i përcjellin nga afër; oficerë të lartë të Forcës së Sigurisë së Kosovës, këshilltarët ushtarak të NATO-s për MFSK/FSK, komandanti i Kampit Ushtarak Amerikan \'Bondsteell\', si dhe oficerë tjerë të FSK-së. ?

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat