Pacolli ngushëllon familjen Alidema për humbjen e katër anëtarëve në aksidentin e mbrëmshëm

Aktuale

Pacolli ngushëllon familjen Alidema për humbjen e katër anëtarëve në aksidentin e mbrëmshëm

Më: 28 korrik 2017 Në ora: 15:12
Kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli

Kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli nëpërmjet një postimi në Facebook ka ngushëlluar familjen Alidema për humbjen e katër anëtarëve në një aksident mbrëmë në Prishtinë.

“Të zgjohesh me lajmin se katër qytetarë të Kosovës kanë humbur jetën, dhe një i ri i lënduar rëndë, është një dhimbje e madhe”- ka thënë Pacolli.

“I bëj apel të gjithëve,Të keni kujdes në trafik. Mendoni për familjet e juaja! Respektoni rregullat! Asgjë nuk është më e vlefshme se jeta. Ngushëllimet më të sinqerta familjes Alidema”, ka shkruar tutje, Pacolli.

Bazuar në statistikat e Policisë së Kosovës, në vendin tonë çdo ditë ndodhin dhjetra aksidente dhe shqiprtohen qindra gjoba për kundërvajtësit e trafikut.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat