“Xhamia e Prishtinës nuk duhet të ndërtohet për qejfet e askujt”

Aktuale

“Xhamia e Prishtinës nuk duhet të ndërtohet për qejfet e askujt”

Nga: BOTA SOT Më: 29 korrik 2017 Në ora: 15:31
Xhamia e re që pritet të ndërtohet në kryeqytet

Opinionisti Ismet Rashiti, në një shkrim autorial të dërguar në redaksinë e “Bota sot”, ka komentuar lidhur me xhaminë, e cila është paraparë të ndërtohet në Prishtinë.

Në shkrimin e tij, Rashiti ka thënë se xhamia e kryeqytetit nuk duhet të ndërtohet për qejfet e askujt, por për nevojat e besimtarëve të devotshëm, përcjell Bota sot.

Ai ka theksuar se kërcnimet dhe shantazhet e Myftiut, Naim Tërnava, nuk duhet të shkojnë përtej ligjeve dhe interesave të Prishtinës.

Image
Ismet Rashiti

Më poshtë mund të lexoni shkrimin e tij të plotë:

Xhamia e Prishtinës nuk duhet të ndërtohet për qefet e askujt, por për nevojat e besimtarëve të devotshëm. Po shihet ditë me diellë se BIK-u po përpiqet të bëj trysni mbi organet kompetente të Prishtinës, për hirë të donatorit turk. Por nëse vërtetë ky donacion është me kushte, e jo për hirë të Zotit, nuk i duhet askujtë!  

Përpjekjet për imponimin e një projekti, i cili sipas ekspertëve nuk e ka as vendin as nuk përputhet fare me arqitekturën e qytetit tonë, nuk duhet të gjejnë përkrahje nga politikanë të ndryshëm që nisen nga interesa të ngushta meskine apo inatet e kundërshtarëve politik a partiak. Në këtë rast duhet të flitet me përgjegjësi të lartë kombëtare e fetare dhe me kompetencë profesionale, duke pasur interesin e kryeqytetit, të qytetarëve, të besimtarëve dhe progresit shoqëror! 

Kërcnimet dhe shantazhet e Myftiut, Naim Tërnava, nuk duhet të shkojnë përtej ligjeve dhe interesave të kryeqytetit tonë! Ndaj është përgjegjësi e të gjithë profesionistëve dhe qytetarëve të ndërgjegjshëm t'a thonë fjalën e tyre që të bëhet një xhami e mrekullueshme që paraqet shpirtin e kryeqytetit dhe që domosdoshmërisht lidhet me interesin e të sotmës dhe të ardhmës evropiane të Kosovës!/BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat