Haradinaj: Statuti i Trepçës të përfundojë sa më shpejt - Bota Sot
Haradinaj: Statuti i Trepçës të përfundojë sa më shpejt

Aktuale

Haradinaj: Statuti i Trepçës të përfundojë sa më shpejt

Më: 12 korrik 2018 Në ora: 12:30
Ramush Haradinaj

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, duke komentuar grevën e minatorëve të Trepçës dhe kërkesat e tyre për rregullimin e statutit të ndërmarrjes, ka thënë se nuk ka nevojë të vonohet në bazë të ligjit regjistrimi i kësaj kompanie.

Ai këto komente i bëri në një konferencë për media pas kthimit nga Samiti në Londës.

Haradinaj: Kosova shumë shpejt duhet të kryej statutin e Trepçës

“Sa i përket minatorëve, ju e dini se kemi respektin më të madh për ta, unë mendoj se Kosova shumë shpejt duhet të kryej statutin e Trepçës. Nuk ka ende Trepçë të Kosovës, ligj ka , por Trepçë jo, sepse kompania ende nuk është regjistruar në bazë të ligjit. Ligji ia ka mundësuar, parlamenti e ka krye ligjin, por kompania ende nuk ekziston. Kompania është ende një mbetje e një kompanie që ende ka borxhe. Nuk guxojmë pa kufi ta vonojmë këtë”, ka thënë Haradinaj.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test
Tjera