Ministri Ismaili: Nuk do të ndalemi me kaq

Aktuale

Ministri Ismaili: Nuk do të ndalemi me kaq

Nga: N.H Më: 1 gusht 2018 Në ora: 11:53
Uran Ismaili

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, thotë se, mirëqenia e profesionistëve shëndetësorë nuk do të lihet më anash, por do të jetë në qendër të reformave, krahas investimeve në infrastrukturë dhe pajisje mjekësore.

Tutje, ai thotë se, po punohet edhe në Ligjin për Paga, ku për personelin shëndetësor do të bëhet zgjidhje afatgjate dhe dinjitoze.

Përmes një postimi në Facebok, Ismaili potencon se nuk do të ndalen në përmirësimin e kushteve për kthimin e dinjitetit për mjekët.

Ja postimi i plotë:

Urime për të gjithë mjekët dhe infermierët tanë,  të cilët i kanë marrë pagat e kujdestarive me rritje. Mirëqenia e profesionistëve shëndetësorë nuk do të lihet më anash, por do të jetë në qendër të reformave tona, krahas investimeve në infrastrukturë dhe pajisje mjekësore. Nuk do të ndalemi me kaq në përmirësimin e kushteve për kthimin e dinjitetit për ta. Ne po punojmë edhe në Ligjin për Paga, ku për personelin tonë shëndetësor do të bëhet zgjidhje afatgjate dhe dinjitoze.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat