Për shkak të dialogut, PSD kërkon që Kuvendi ta ndërpresë pushimin

Aktuale

Për shkak të dialogut, PSD kërkon që Kuvendi ta ndërpresë pushimin

Më: 2 gusht 2018 Në ora: 13:40
Konferenca e PSD-së

(E plotësuar) - Partia Socialdemokrate (PSD) ka kërkuar që Kuvendi i Kosovës t’i kthehet punës në këtë situatë kur po flitet për ndarje të Kosovës dhe shkëmbime territoresh. Po ashtu kjo parti ka kërkuar që rezoluta e propozuar nga ta të votohet sa më parë.

Ky subjekt politik u ka bërë thirrje partive të tjera politike, veçanërisht atyre opozitare që t’i kthehen Kuvendit dhe t’ia mundësojnë  këtij institucioni vendimmarrjen dhe mbikëqyrjen e dialogut me Serbinë.

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Shpend Ahmeti  është shprehur i habitur si Kuvendi ka shkuar në pushim -duke thënë se në gusht dhe në shtator priten të ndodhin zhvillime të mëdha.

Ahmeti: Kuvendi ka shkuar në pushim, kur po flitet për skenar të rrezikshëm për Kosovën

“Tashmë  po dihet që Kuvendi e ka caktuar përfundimin e seancës apo sesionit pranveror që do të thotë se edhe ai debati të cilin ne e iniciuam si Parti Socialdemokrate përfundoi pa ndonjë kalim të rezolutës ne mendojmë që deputetët shkojnë në një pushim në një fazë tepër të rëndësishme për Republikën e Kosovës, kur pothuajse të gjitha shtetet botërore po flasin për zgjidhje të mundshme të këtij dialogu, kisha me thanë me skenare të rrezikshme për Republikën e Kosovës, ku flitet edhe për ndarje, ku flitet  edhe për shkëmbime territoresh, përderisa Kuvendi i Republikës së Kosovës shkon në pushim. Tashmë kanë ndodhur dy takime në mes presidentit Vuçiç dhe presidentit Thaçi dhe le që nuk ka pasur leje paraprake, apo mandatim paraprak, por më tutje nuk ka pasur as raportim se çka është diskutuar”, ka thënë Ahmeti.

Kreu i PSD-së ka folur edhe për rezolutën që është në fuqi për normalizimin e marrëdhënieve Kosovës-Serbi.

Ahmeti: Rezoluta e përcakton udhëheqës së dialogut Qeverinë

“Sipas kësaj rezolute udhëheqës i procesit të dialogut është Qeveria dhe ata këtë të drejtë apo këtë autorizim nuk mund ta heqin edhe pse kryeministri mund të shpreh dëshira se a do me shku a nuk do me shku në këto negociata. Është domosdoshmëri politike që Kuvendi jonë të nxjerr rezolutë të re me të cilën me të cilën ne dëshirojmë që ta mandatojmë ekipin negociator, që ta mandatojmë platformën me të cilën negociohet, kështu që Kuvendi ta ketë fuqinë politike ashtu siç i takon”, ka thënë ai.

Nënkryetari i PSD-së, Visar Ymeri  tha se takimet e presidentit Thaçi me atë të Serbisë , Aleksandar Vuçiç janë private.

Ymeri: Nëse vazhdon pushimin Kuvendi, Kosova mund të vendoset para një akti të kryer

“Ato që janë folur në takime formale e qoftë edhe në takime sekrete dhe të fshehta nga në këtë rast presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, nuk vlejnë dhe as nuk janë obligime të Republikës së Kosovës sepse janë folur edhe janë zotuar nëse janë zotuar nga një person i cili nuk e ka mandatin e as autorizimin nga Kuvendi për të bërë një gjë të tillë. Është jashtëzakonisht e rëndësishme që Kuvendi i Kosovës sa më shpejt ta bëjë një deklarim të tillë në të cilin diskutimet e deri tashme i anulon, pra i shpall të pavlefshme për Republikën e Kosovës sepse nëse ne e vazhdojmë si Kuvend i Republikës me pushime në këtë kohë kur është intensifikuar jashtëzakonisht shumë edhe diskutimi për dialogun e qe besa edhe takimet në këtë fazë të dialogut, atëherë praktikisht edhe Kuvendi edhe Republika e Kosovës në përgjithësi mund të vendoset para një akti të kryer”, tha Ymeri.

Ai tha se përmes kësaj rezolute Kuvendi vendosë për agjendën dhe kohë-nisjen e bisedimeve me Serbinë dhe kërkesat, platformë dhe të dihet për çfarë nisë dialog.

Partia Socialdemokrate, ka paraqitur Rezolutën për caktimin e përgjegjësive institucionale në procesin e dialogut mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë.

PSD kërkon që Kuvendi ta ndërpres pushimin, të kthehet për të vendosur për dialogun Kosovë – Serbi

Drejtuesit e Partisë Sociale Demokrate kanë kërkuar sot që Kuvendi t`i rikthehet punës dhe të vendosë për çështjen e dialogut Kosovë – Serbi, pasi që sipas tyre mënyra se si është duke u zhvilluar aktualisht ky dialog do të ketë pasoja edhe për dekadat e ardhshme për shtetin e Kosovës.

Kryetari i PSD-së Shpend Ahmeti tha se Kosova është Republikë Parlamentare dhe se çështja e dialogut duhet urgjentisht të vendoset në Kuvend. Ahmeti tha se në fillim të shtatorit është caktuar edhe një takim mes presidentëve dhe ju bëjnë ftesë ta ndërpresim pushimin menjëherë Kuvendi dhe të kthehen deputetët.

“Po dihet që kuvendi e ka caktu përfundimin e sesionit pranveror. Debati i thirrur nga PSD për dialogun përfundoi pa kalim të rezolutës. Ne sot do t`i përmendim disa gjëra që janë të rëndësishme. Kanë ndodh dy takime mes dy presidentëve le që nuk ka pas leje, por as raportim se çfarë kanë diskutu. Republika e Kosovës është Republikë Parlamentare. Nuk qëndrojnë as ato që thuhen se në njërën anë është Vuçiç e duhet të jetë edhe Thaçi. Ne kemi një rezolute në fuqi, ajo ka kalu në tetor 2012 për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë Serbi. Pika 4 thotë se Kuvendi e autorizon Qeverinë të udhëheq këtë proces”, ka thënë Ahmeti.

Sipas tij PSD-ja kërkon që Qeveria ta merr rolin udhëheqës, pasi që edhe rezoluta e obligon.

“Këtë autorizim nuk mund ta heqin edhe nëse kryeministri shprehë dëshirë që të shkoj ose jo. Kuvendi duhet të nxjerr rezolutë të re për ta mandatu ekipin dhe platformën për të shku në bisedime. Nuk mendojmë që duhet me qenë në pushim në këtë fazë”, ka deklaruar kryetari i PAD-së Shpend Ahmeti.

Visar Ymeri nga PSD, tha se takimet e presidentit Thaçi me atë të Serbisë Vuçiç janë private, pasi që për një dialog të tillë Thaçi nuk ka mandat.

“Meqë e kemi këtë rezolutë në fuqi që po shkelet nga kryeministri që nuk e zbaton dhe presidenti që po e përvetëson, këtu e kemi një situatë të rrezikshme demokratike. Nuk e kanë as të drejtën as mandatin për një shpërfillje të tillë. Presidenti Thaçi kur flet me presidentin e Serbisë flet në emër të vetin, sepse Kuvendi nuk ia ka dhënë një të drejtë të tillë. Rezoluta jonë që ka nis të enjten ka për qëllim që procesit t`i jap legjitimitet. Kuvendi vendos për agjendën dhe kohë-nisjen e bisedimeve me Serbinë dhe kërkesat, platformë dhe të dihet për çfarë nisë dialog”, tha Ymeri.

Ai tha se është re rëndësishme që Kuvendi ta përcjell procesin e dialogut në çdo fazë të tij.

“Po të votohej të hënën rezoluta do të ishim në një situatë tjetër. Nëse ne vazhdojmë me pushime të Kuvendit në këtë kohë kur është intensifikuar çështja e dialogut edhe Kuvendi edhe Republika e Kosovës mund të jetë para një akti të kryer”, deklaroi Ymeri.

Ai ka ftuar partitë parlamentare, veçanërisht opozitën që vendimmarrjen t`ia kthejnë Kuvendit.

“I ftoj partitë që janë në Kuvend veçanërisht opozitën të vendosin që kuvendit t`ia  mundësojnë vendimmarrjen dhe mbikëqyrjen e këtij procesi. Është e domosdoshme që Kuvendi ta ndërpres pushimin dhe ta votojmë rezolutën. Është e domosdoshme që Kuvendi ta ndërpres pushimin dhe ta votojmë rezolutën”, ka thënë Visar Ymeri nga PSD.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat