Rreziku nga agjentët e MUP-it serb në Kosovë: Ky profesor flet për BIA-n e cila njihet si UDB

Aktuale

Rreziku nga agjentët e MUP-it serb në Kosovë: Ky profesor flet për BIA-n e cila njihet si UDB

Nga: Nehat Shaqiri Më: 2 gusht 2018 Në ora: 20:49
Ilustrim

Ish-punëtori i Ministrisë së Punëve të Brendshme në Serbi, 58-vjeçari Vitomir Iliq, i cili u arrestuar të mërkurës nga Policia e Kosovës në një fshat të komunës së Ranillukut, është liruar gjatë ditës së sotme më urdhër të prokurorit të shtetit.

Mediat serbe kanë raportuar se Iliq, dyshohet se ishte pjesëmarrës në masakrën e Zhegrovcit në Gjilan, të kryer nga forcat serbe.

Mirëpo, siç bëhet e ditur, gjatë intervistimit të Iliqit, është vërtetuar se i njëjti gjatë periudhës kur kishte ndodhur masakra e Zhegrovcit, kishte qenë jashtë territorit të Gjilanit.

Lirimin e Iliq e ka konfirmuar edhe avokati i tij, Vasilije Arsiq, i cili ka thënë se nuk është ngritur procedurë gjyqësore ndaj klientit të tij.

Megjithatë, Kosova ndjehet e rrezikuar nga agjentët serb dhe të shërbimeve tjera, të cilat janë të shumta që veprojnë në Kosovë.

Image
Avni Islami

Profesori i Shkencave të Sigurisë, Avni Islami thotë se, Kosova mund të rrezikohet nga shpërbimet të cilat veprojnë në Kosovë.

Sipas tij, Serbia e ka për qëllim kryesor destabilizimin e Kosovës dhe marrjen e informacioneve rreth punës së institucioneve të Kosovës.

Ai thotë se, jo vetëm tash, por që nga përfundimi i luftës, Serbia  sigurisht se pas vetes ka lënë një armatë të tërë të bashkëpunëtorëve, të informatorëve dhe të njerëzve inteligjentë të BIA-s, ose në atë kohë të quajtur UDB-a.

“Kësisoj, pavarësisht asaj se në çfarë rrethanash, mënyra e kamuflimit të tyre dhe kontributi i tyre për destabilizimin e Kosovës dhe marrja e informacioneve rreth punës dhe aktiviteteve të institucioneve të Republikës së Kosovës është në vazhdimësi edhe në ditët e sotme”, thotë Islami për gazetën “Bota sot”.

Ai thekson se, Inteligjenca e Kosovës, ajo e vendeve të fuqishme që janë mike të Kosovës, duhet ta neutralizojnë shërbimin inteligjent serb, por edhe rus që sipas tij është prezent në Kosovë.

“Fatbardhësisht në Kosovë operojnë edhe agjencitë e inteligjencës së vendeve të fuqishme mike të Kosovës dhe unë besoj në bashkëpunimin e tyre edhe me Agjencinë Kosovare të Inteligjencës (AKI) dhe kësisoj bëhet neutralizimi i punëtorëve operativë ose informatorëve qoftë të BIA-s ose të ndonjë shërbimi tjetër inteligjent armiqësor”, pohon ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat