Pesë orë pritje në Merdare

Aktuale

Pesë orë pritje në Merdare

Më: 4 gusht 2018 Në ora: 00:17
Kolona

Pritje të gjata po ndodhin edhe në këto çaste në hyrje dhe në dalje të pikës kufitare në Merdare.

Siç njofton Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar, fluksi më i madh është në pikën kufitare në Merdare, ku për të hyrë dhe për të dal nga Kosova në këtë pikë kufitare duhet të pritet 300 minuta, apo pesë orë. Po ashtu në dy anët e kufirit kolonat janë më të gjata se 1500 metra.

Pritje për të dal nga Kosova ka edhe në pikën kufitare Dheu i Bardhë, ku për veç që pritet tre orë, kolona është më e gjatë se 2000 metra.

Ministri i Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi i ka bërë fajtorë autoritetet kufitare të Serbisë për pritjet e gjata, pasi sipas tij, pala serbe po e neglizhon punën në pikat kufitare, duke mos shtuar staf për kundër rritjes së fluksit të udhëtarëve në këto pikat kufitare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat