Kolona të gjata janë shkaktuar në hyrje të Kosovës në pikën kufitare me Serbinë në Merdare.
Sipas atyre që janë duke pritur në kolonë për të hyrë në anën e Serbisë pritjet janë deri në 7 orë, ndërsa për të hyrë në Kosovë nga Serbia pritjet janë deri në 2 orë e gjysmë.
Policia sipas zëdhënësit Daut Hoxha e ka planin e veçante për menaxhimin e fluksit gjate sezonit në kufijtë e saj.
“Ka shtim të resurseve në pikat e kalimit të kufirit, si dhe të pajisjeve. Në të gjitha pikat e kalimit të kufirit, ka resurse të mjaftueshme që mundëson një kontroll efikas, të shpejtë dhe të sigurt. Menaxhimi i kontrollit kufitar është një proces i cili kërkon një bashkëpunim dhe bashkërendim të aktiviteteve te gjitha agjencive te përfshira në kontrollin kufitar, si dhe një bashkëpunim dhe bashkërendim të aktiviteteve me agjencitë e kontrollit kufitarë të shteteve fqinje, që në disa raste kjo po mungon, siç është rast në kufirin me Serbinë”, ka thënë zëdhënësi Hoxha.