Haradinaj: Implementim i masave nga ERA plus i madh për liberalizim të vizave - Bota Sot
Haradinaj: Implementim i masave nga ERA plus i madh për liberalizim të vizave

Aktuale

Haradinaj: Implementim i masave nga ERA plus i madh për liberalizim të vizave

Më: 7 gusht 2018 Në ora: 15:35
Mbledhja e Qeverisë

Në rend dite të mbledhjes së Qeverisë ishte edhe zbatimi i programit kombëtar të MSA-së, për gjashtë mujorin e parë të këtij viti, ku për këtë raportoi ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, e cila tha se institucionet e Kosovës kanë bërë progres dhe kërkoi që për këtë të këtë zbatueshmëri edhe më të lartë.

Për këtë kryeministri Ramush Haradinaj tha se implementimi i masave të dala nga ERA do të ishte një plus i madh për liberalizmin e vizave.

Qeveria ndër të tjera mori vendime edhe për ndarje në shfrytëzim të pronave të komunave, me kërkesë të komunës së Prizrenit, Podujevës, Ferizajt, Rahovecit dhe Istogut.

Ministri i Financave Bedri Hamza  në lidhje me kërkesat nga komunat e lartpërmendura tha se duhet pasur kujdes, duke shikuar ndikimin financiar në këtë drejtim.

 Qeveria po ashtu mori vendim për shpronësimin e qarkores së Gjakovës, përkatësisht pjesa e rrugës Gjakovë-Prizren si dhe ka marr vendim për shpronësimin e pronave të paluajtshme të cilat preken nga ndërtimi i Kullës së Demë Ahmetit me qëllim të shndërrimit të saj në Shtëpi - Muze.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...