Shitja e naftës për serbët, Berisha: Ka pasur raste kontrabandimi - Bota Sot
Shitja e naftës për serbët, Berisha: Ka pasur raste kontrabandimi

Aktuale

Shitja e naftës për serbët, Berisha: Ka pasur raste kontrabandimi

Më: 7 gusht 2018 Në ora: 21:44
Sali Berisha

Ish-kreu i Qeverisë së Shqipërisë ka thënë se vendi i tij nuk e ka shkelur embargon ndërkombëtare të vendosur ndaj ish-kryekriminelit serb Sllobodan Millosheviq, ndonëse e pranoi se ka pasur raste të kontrabandës.

Gjatë një interviste speciale, Sali Berisha, tha se Shqipëria ka luftuar me efikasitet kundër kontrabandës dhe respektimin e embargos ndaj Serbisë.

Ai ka folur edhe për një takim të vitit 1993 me ish-liderin malazez Momir Bullatoviq, duke thënë se pala malazeze nuk kërkoi naftë nga Shqipëria.

Berisha megjithatë pranoi se ka pasur raste të kontrabandimit të naftës.

“Kishin ndërtuar tanker të mëdhenj dhe i kalonin në ujë me gomone. Ne i kapëm dhe i asgjësuam”, tha ai.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...