Në takimin e shtatorit në Bruksel diskutohet për Luginën - Bota Sot
Në takimin e shtatorit në Bruksel diskutohet për Luginën

Aktuale

Në takimin e shtatorit në Bruksel diskutohet për Luginën

Më: 23 gusht 2018 Në ora: 10:27
Hashim Thaçi, Federica Mogherini dhe Aleksandar Vuqiç

Zyrtarë të Presidencës së Kosovës kanë bërë të ditur se në takimin e ardhshëm me palën serbe në Bruksel, i cili do të mbahet gjatë muajit shtator, do të diskutohet për kërkesën e shqiptarëve të Luginës së Preshevës për bashkim me Kosovën

Në takimin e tretë me radhë në kuadër të fazës finale të dialogut Kosovë - Serbi, i cili pritet të mbahet në fillim të muajit shtator, si temë e diskutimit do të jetë edhe çështja e Luginës së Preshevës.

Nga zyra e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, kanë pohuar për “Zëri” se në këtë takim do të bisedohet mbi kërkesën e shqiptarëve të Luginës për bashkim me Kosovën.

Duke folur rreth këtij paralajmërimi përfaqësuesit e opozitës kanë vlerësuar se presidenti Thaçi ka hyrë në “aventura” sa u përket çështjes së kufijve.

Sipas tyre, opsioni për korrigjim të kufijve, të cilin po e përmend në vazhdimësi presidenti Thaçi, nxit tensione, dobëson pozitën negociuese të Kosovës karshi Serbisë dhe dëmton shtetësinë që është ndërtuar në dekadën e fundit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...