"Kriminelin e veriut Radojçiq e lartnuan si mik", deputeti i LDK-së numëron skandalet e qeveris

Aktuale

"Kriminelin e veriut Radojçiq e lartnuan si mik", deputeti i LDK-së numëron skandalet e qeveris

Nga: H.O. Më: 24 gusht 2018 Në ora: 11:09
Zvonka Veselinovic dhe Ramush Haradinaj

Dpeuteti i Kuvendit të Kosovës, nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku në një postim të tij në Facebook ka shkruar rreth të ‘bëmave’ të qeverisë aktuale. Ai ka përmendur rastin e rritjes së rrogave, e deri tek fryrja e listave të veteranëve, e për secilin rast edhe arsyet absurd të Qeverisë së Kosoës.

Ai ka shkruar në këtë rast se çfarë mund të pritet nga kjo qeveri, më e dëmshja e Kosovës, e cila rezervat e buxhetit të Kosovës i shpenzoj për tre muaj, theu ligje, organizoj ekskurzion qesharak në bisedimet me Serbinë, etj.

Ky është postimi i plotë:

ÇKA PRITËT?

Për të nisur punë iu deshën 22 parti. Pjesë e marrëveshjes qeverisëse nuk ishte ndonjë program përparimtar - ishte një dokument tre faqesh mbi atë se kush e çfarë merr. Pazar hesapi. Ndanë karriga, shtuan ministri, u rahatuan mirë thanë “erdhëm për punë të mëdha”.

Punë e madhe e tyre doli të jetë emërimi i 80 zëvendësministrave. Këta të fundit njihen sot për raportet e tyre “dinamike” - material për tallje kolektive. Kur mbaruan me zëvendësministra, krijuan koordinatorë. Kështu Qeveria e Kosovës ka sot “kordinator për rini” dhe “koordinator për gjeneratë të re”; dhe kjo s’është barcoletë. Bëjeni diferencën vet.

Në menaxhimin e parasë publike treguan pangopësi. Vendimi i parë, rritja e pagave për vete. Thanë se “ju duheshin për kravatë”. Vendimi i dytë falja e 60 milion eurove prodhuesve të ujit. Thanë se “ju ka tekë”. Vendimi i tretë shtimi i 53 milion eurove Bektel Enkas. Thanë mos bëni fjalë se “i shpëtuam miliona të tjerë”. Për dy muaj shterrën rezervën shtetërore si asnjë qeveri më parë .

Në relacione ndërkombëtare prodhuan kaos. Provuan shfuqizimin e Gjykatës Speciale me fillim. “Thikë pas shpinde” ishte cilësimi amerikan; “nata më e rrezikshme e Kosovës” ai britanik; në fund u kthyen ku ishin në fillim - veçse me një kosto të tmerrshme joserioziteti jashtë. Ku ishin në fillim u kthyen edhe demarkacion - veçse Kosovës i humbën 3 vjet jetë. Në fund votuan marrëveshjen e njejtë pa as edhe një ndryshim. Thanë “tash bëmë kufi të ri”. Tash, meqë ne jemi n’pushtet thanë, ju mund të lëvizni lirë.

Në dialog me Serbinë shkuan kallabllak - “hajde bac, hajde bac, bac bac bac” do të mbahet si ekskurzioni më i turpshëm kosovar ndonjëherë. Dikur nisën të flasin për kufinj. Një herë për ndarje, dikur për shkëmbim, në fund për korigjim - pa strategji, pa ide, thuajse lojë shpërblyese është kjo. Eksperimentet e tyre ndërkombëtare ndaluan njohjet, vënë Kosovën në status-quo, e i dhanë Serbisë letren e palës së barabartë kur flitet për shtetin tonë. Këndej ndërsa vendosën tu paguajnë gjithë rrymën serbëve në Veri; e kriminelin e atjeshëm Radojçiq e lartnuan si mik.

Në sjellje me publik treguan arrogancë. Kur shtinë me armë zjarri thanë “është traditë”; kur thyen ligjin thanë “punë e madhe që thyhet një ligj”; kur u shtuan 19,000 veteranë thanë “jeni hajna të gjith?” - “paguani taksë për mosluftim” ishte një alternativë.

E pra miq, çka prisni nga të tillë? Pse çuditeni? Kjo Qeveri, pa dyshim, në p?rbërje, në substancë, në dije, sjellje e prezantim është Qeveria më e dobët, më e dëmshme më e rrezikshme që Kosova ka patur ndonjëherë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat