Reagim i Shoqatës së Intelektualëve Shqiptarë "Trojet e Arbrit" lidhur me situatën politike në Kosovë - Bota Sot
Reagim i Shoqatës së Intelektualëve Shqiptarë "Trojet e Arbrit" lidhur me situatën politike në Kosovë

Aktuale

Reagim i Shoqatës së Intelektualëve Shqiptarë "Trojet e Arbrit" lidhur me situatën politike në Kosovë

Më: 26 gusht 2018 Në ora: 19:35
Shoqata e Intelektualëve Shqiptar "Trojet e Arbrit"

Bisedimët në mes të Kosovës dhe Serbisë tashë e kanë arritur kulmin e përfundimit. Fatkeqësisht në këto bisedime nuk patëm përfaqësim politik sepse delegacioni i Kosovës ishte vetëm fizikishtë aty sa për të plotsuar projektet serbo-ruso-turke për ndarjën e Kosovës.

Duke parë se situata politike asnjëherë nuk ka qenë me e renduar dhe themelët e shtetit te Kosovës janë duke u lekundur deri në shkatrrim Shoqata "Trojet e Arbrit“ lëshon këtë reagim për opinionin politikë dhe atë shqiptarë në përgjithësi: 
1. Të mblidhet urgjent Parlamenti i Kosovës me një pikë të përbashkët shkarkimi i Presidentit të Republikës së Kosovës Hashim Thaqi për tradhëti kombtare dhe shteterore. 

2. Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ta bëj urgjentishtë shkarkimin e zëvëndësit të parë të tij Behgjet Pacollit për shkak të tradhëtisë shtetërore i cili është duke punuar haptas për coptimin e Kosovës. 

3. Prokuroria dhe Gjykatat e Kosovës urgjentisht ta bëjn burgosjen e bashkpuntorit të Stanishiqit Baton Haxhiu i cili në menyrë të hapët po bën thirrje publike për coptimin dhe ndarjen e Kosovës dhe dhenjen e saj Serbisë gjithashtu me një vendim të veçantë duhet të bëhet mbyllja e të gjitha mediuemeve Publike që udhëheqë bashkpuntori i Stanishiqit Baton Haxhiu.

4. Ftojmë Qeverinë e Kosovës që urgjentisht ta ndalë veprimtarinë e Sorrosit në Kosovë dhe të Agjensisë turke Tika. 

5. Ftojmë popullinë shqiptarë kudo që është të jetë vigjilent këto ditë se situata politike asnjëherë nuk ka qenë më e rendë se sa që është tash në Kosovë. Gjithashtu ju bëjm? me dije se së shpejti do ta themelohet një Levizje e madhe politike pro Amerikane, dhe do te vihetë në levizje forca shqiptare, për ndalimin e përpjekjeve të politikaneve tradhtarë që haptas po punojnë që Kosova ti rikthehët Serbisë. 

Shoqata e Intelektualëve Shqiptar "Trojet e Arbrit“ Nue Oroshi Kryetar

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...