Anëtari i Kryesisë së PDK-së në përkrahje të Thaçit, i pëlqen ideja për korrigjim kufijsh e shtete etnike

Aktuale

Anëtari i Kryesisë së PDK-së në përkrahje të Thaçit, i pëlqen ideja për korrigjim kufijsh e shtete etnike

Më: 26 gusht 2018 Në ora: 22:30
Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Rrustem Mustafa

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Rrustem Mustafa, i njohur si Remi, i ka dhënë mbështetjen e tij ish-shefit të tij partiak, tani president i vendit, Hashim Thaçi, për idenë e tij për korrigjim kufijsh mes Kosovës e Serbisë.

Nëpërmjet një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, Remi, ish-deputet i Kuvendit të Kosovës, ka thënë se është përkrahës i idesë së krijimit të shteteve etnike.

"Në Ballkan do të funksiononte më mirë modeli i shteteve etnike se sa multietniciteti ku shembull i keq shihen Bosna dhe Maqedonia", ka shkruar ish-shefi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për Zonën e Llapit.

Dialogu Kosovë-Serbi, i cili po shoqërohet me debat me terme ndarjeje, shkëmbim të territoreve si dhe korrigjim kufijsh, është komentuar edhe nga këshilltarit i presidentit amerikan Donald Trump, i cili ka thënë se nëse të dyja palët punojnë me njëra-tjetrën për të arritur një marrëveshje, nuk përjashtojnë korrigjimet territoriale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat