Sebastian Kurz ndryshe nga Angela Merkel – s’ka qëndrim rreth kufijve mes Kosovës dhe Serbisë - Bota Sot
Sebastian Kurz ndryshe nga Angela Merkel – s’ka qëndrim rreth kufijve mes Kosovës dhe Serbisë

Aktuale

Sebastian Kurz ndryshe nga Angela Merkel – s’ka qëndrim rreth kufijve mes Kosovës dhe Serbisë

Më: 27 gusht 2018 Në ora: 10:50
Sebastian Kurz dhe Angela Merkel

Mediat serbe shkruajnë se kancelari austriak, Sebastian Kurz, nuk është i interesuar të flasë aktualisht për temën e kufijve mes Kosovës dhe Serbisë. nVecernje Novosti shkruan se Kurz nuk dëshiron të bëj deklarata publike për këtë çështje, derisa nuk ka ndonjë plan konkret rreth saj.

Kabineti i Kurz ka konfirmuar se ai ka folur me presidentin serb, Aleksandër Vuciq dhe me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi në Vjenë.

Siç raportohet, Kurz ka inkurajuar Thaçin dhe Vuciqin të bëjnë progres në dialog në mënyrë që ‘të bëhet sa më shpejt e qartë e ardhmja evropiane e të dyja vendeve’.

Kurz ka cituar se e ardhmja e vendeve të Ballkanit Perëndimor është në Evropë dhe ka thënë se ‘nacionalizmi duhet t’i mbetet të kaluarës, përkundër kompromiseve të vështira që duhet të bëhen’.

Nuk ka folur dhe nuk dëshiron të flasë publikisht rreth temës së kufijve mes Kosovës dhe Serbisë. Kurz ka thënë se ai do të deklarohej rreth kësaj çështje, kur të ketë një plan konkret në tavolinë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...