MSA, prioriteti kryesor

Aktuale

MSA, prioriteti kryesor

Më: 27 gusht 2018 Në ora: 15:14
Dhurata Hoxha dhe Abelard Tahiri

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, në takime të ndara ka pritur sot ministrin e Drejtësisë, Abelard Tahirin dhe atë të Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasanin me të cilët ka diskutuar për zbatimin e planit kombëtar për MSA-në dhe Agjendën Evropiane të Reformave.

Hoxha ka theksuar se zbatimi i MSA-se mbetet prioritet për çdo sektor, dhe se çdo institucion duhet të angazhohet më shumë në këtë drejtim. 

“Në takime të ndara, përgëzova ministrat Tahiri dhe Hasani për angazhimin maksimal në zbatimin e reformave, duke përmbushur zotimet dhe prioritet tona, fuqizimin e sundimit të ligjit dhe masave që i kontribuojnë zbatimit të MSA-së si dhe kërkova më shumë angazhim për pjesën e mbetur të vitit”, tha ajo.

Të gjithë ministrat u pajtuan se zbatimi i MSA-së është prioriteti kryesor dhe u zotuan për angazhim sa më të madh në nivel qendror, duke zbatuar masat në pajtim me zotimet dhe afatet e këtij plani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat