Berisha zbulon arsyen pse munguan katër kryeministra në samitin e liderëve të Ballkanit Perëndimor

Aktuale

Berisha zbulon arsyen pse munguan katër kryeministra në samitin e liderëve të Ballkanit Perëndimor

Më: 27 gusht 2018 Në ora: 17:18
Sali Berisha

Ish kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ka komentuar takimin e sotëm të kryeministrave të mbajtur në Durrës.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ai ka thënë se takimi ka qenë më shumë se dështim, pasi nga 7 kryeministra, 4 nuk kishin ardhur, përcjell Bota sot.

Si arsye për këtë, Berisha thotë se ata nuk kanë dashur t’u ngjiten pleshta ne narkoshtetin e Noriegës, i vetëm në Europë dhe në botë!

Postimi i tij i plotë:

Me pak se gjysem takimi!

Miq, takimet multilaterale jane te dobishme, por kur nga 7 kryeministra te ftuar 4 nuk “gjejne” dot kohe per te ardhur, jane pa kuorum dhe me shume se deshtim.

Kjo veçanerisht kur nga 3 te pranishem 2 jane shqiptare. Le t’i themi faleminderit kryeministrit te Malit te Zi se perndryshe do kishim nje takim thjesht ndershqiptar.

Natyrisht ky bojkot ka vetem nje shkak:
munguan se nuk deshen t’u ngjiten pleshta ne narkoshtetin e Norieges, i vetem ne Europe dhe ne bote! sb.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat