Krasniqi e zbulon çka përfiton Kosova e çka Serbia pas ndarjes!

Aktuale

Krasniqi e zbulon çka përfiton Kosova e çka Serbia pas ndarjes!

Nga: N. Sh Më: 28 gusht 2018 Në ora: 15:05
Harta e Kosovës

Opinionisti dhe analisti politik, Faik Krasniqi ka treguar se çka do të përfitonte Kosova në rast shkëmbimi të territorit me Serbinë.

Ai thotë se, Serbia pa e nxjerr maksimumin pas dialogut nuk e jep aq lehtë Preshevën, Bujanocin dhe Medvegjën.

Sipas tij, Serbia do ta merr veriun e Kosovës deri tëk lumi Ibër, Trepçën dhe liqenin e Ujmanit, kurse Kosovës do të ia jep vetëm Preshevën me fshatrat e saj, jo edhe Bujanocin dhe Medvegjën.

Ja shkrimi i plotë i Faik Krasniqit:

Hashim Thaçi paska thënë. Po bashkëngjitjes së Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, si tërësi me Kosovën. Po njohjes reciproke Kosovë - Serbi dhe anëtarësimit të Kosovës në OKB dhe organizata ndërkombëtare. Jo ndarje, jo shkëmbim territoresh. Të tjerat fake news.

Duke e njohur Serbinë të kisha besu, por ajo pa e nxjerr maksimumin nuk t'i jep aq lehtë Preshevën, Bujanocin dhe Medvegjën.

Çfarë do të marrë Serbia nga ky shkëmbim? Veriun e Kosovës deri tek Lumi Ibër, ku aty përfshihen Trepça dhe Liqeni i Ujmanit.

Çfarë përfiton ose më mirë të themi çfarë i jep Serbia Kosovës nga ky shkëmbim? Preshevën me fshatrat e saj, por jo edhe Bujanocin e Medvegjën!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat