Kusari: Kryekrimineli ulet në zyrën e Kryeministrit Haradinaj

Aktuale

Kusari: Kryekrimineli ulet në zyrën e Kryeministrit Haradinaj

Më: 28 gusht 2018 Në ora: 18:34
Kryetarja e Alternatives, Mimoza Kusari

Kryetarja e Alternatives, Mimoza Kusari, ka folur për qeverisjen e kryeministrit Ramush Haradinaj. Ajo thotë se është e turpshme se si Haradinaj publikisht promovon raportet e tij me nënkryetarin e Listës Srspka, Milan Radojciq, të cilin Kusari e quan kriminel.

Në emisionin Frontal, Kusari ka thënë se kryeministri po përfaqëson të kundërët e asaj mbi të cilën është krijuar shteti i Kosovës.

Sipas kryetares së Alternatives, e cila është pjesë e Grupit Parlamentar të LDK’së, është absurde që Kryeministri i vendit ta pres në zyrën e tij, Milan Radojciqin, dhe të flas me të për komunitetin serb.

“Njerëzit që do të duhej të ishin në burgje, priten në zyrën e kryeministrit”, tha Kusari.

Ndryshe, Radojciq mban pozitën e nënkryetarit të Listës Srpska. Kryeministri i vendit, i cili më herët është fotografuar në takime me Radojciqin në lokale të kryeqytetit, e ka pritur atë edhe si zyrtar të partisë serbe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat