Njeriu që u përball me kriminelin Millosheviq: Ndalni avanturat, Thaçi nuk ka plan, ky është plani serb

Aktuale

Njeriu që u përball me kriminelin Millosheviq: Ndalni avanturat, Thaçi nuk ka plan, ky është plani serb

Nga: P.R Më: 29 gusht 2018 Në ora: 12:37
Hashim Thaçi dhe Aleksandar Vuçiq

Ish-mjeku i UÇK-së, Liri Loshi, i cili ka qenë si dëshmitarë në Hagë, për masakrën në Izbicë, kundër kriminelit Millosheviq, përmes një postimi në facebook, ka shkruar se Thaçi nuk ka asnjë plan për zgjidhjen e problemit me Serbinë, duke ftuar të gjithë ata që e përkrahin Thaçin t’i ndalin avanturat.

Të gjithë entuziastëve të “planit” të Thaçit iu garantoj një gjë: Hashim Thaçi nuk ka plan, ashtu sikur nuk ka pasur kurrë një plan për asnjë gjë. Prandaj, kontrolloni entuziazmin tuaj, lerini përrallat për kohën e ndryshimeve, mos llomotisni pa ditur gjë nga politika, nga librat e as nga jeta! Një plan që nuk ekziston s’ka se si të kalojë”, ka shkruar Loshi, përcjellë “Bota sot”.

Image
Liri Loshi

Sipas tij, Serbia ka planin që ta ndajë Kosovën.

“Nëse flasim për Serbinë, po ajo ka një plan që nga humbja e luftës në Kosovë. Ky plan është ndarja e Kosovës që ajo e ka humbur me luftë! Doni ta përgjysmojmë tokën tonë e t’ia japim gjysmën Serbisë së Vuçiqit e gjysmën tjetër Shqipërisë se Edi Ramës, apo e doni Kosovën e plotë dhe sovrane që ruan të drejtën e bashkimit me Shqipërinë? Unë e dua këtë të dytën dhe ftoj të gjithë shqiptarët që të mos duan një Kosovë tjetër pos kësaj që e kemi fituar me gjak. Hashim Thaçi t’i ndal menjëherë avanturat e tij dhe ju spiujt e tij ndaleni luftën psikologjike që po e bëni se nuk ua ka kush tutën. Kosova do të mbetet kjo që është, sovrane dhe nuk do t’i falet askujt, as vetë Shqipërisë! Ndalni këto avantura se nuk do t’ju durojmë! Ndalni menjëherë!”, ka shkruar Liri Loshi, përcjellë “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat