Momenti skandaloz nga Austria, kështu u skuq presidenti slloven nga deklarata e Thaçit, Vuçiq-Thaçit: Mos trego asgjë për... - Bota Sot
Momenti skandaloz nga Austria, kështu u skuq presidenti slloven nga deklarata e Thaçit, Vuçiq-Thaçit: Mos trego asgjë për...

Aktuale

Momenti skandaloz nga Austria, kështu u skuq presidenti slloven nga deklarata e Thaçit, Vuçiq-Thaçit: Mos trego asgjë për...

Nga: P.R Më: 30 gusht 2018 Në ora: 07:00
Vuçiq, Thaçi, Pahor

Një moment skandaloz iu ka ikur nga Konferenca “Perspektiva të reja për zgjerimin e BE-së" në Forumin Evropian në Alpbach, ku presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi u takua me homologun e tij serb, Aleksandër Vuçiq.

Në konferencën për media në fund të këtij forumi, Thaçi e pranoi haptas se është në favor të korrigjimit të kufirit me Serbinë. Ndërsa në këtë moment, Vuçiq i drejtohet Thaçit: Mos trego asgjë, shkruan “Bota sot”.

 E deklarata skandaloze e Thaçit e ka vënë në siklet edhe presidentin e Sllovenisë, Borut Pahor, i cili duket i skuqur dhe nervoz nga deklarata skandaloze e presidenti të Kosovës.

E këtë video e ka komentuar edhe deputeti i LDK-së, Haxhi Avdyli, i cili e ka shpërndarë në faqen e tij në facebook.

“Vuqiqi i ngazëllyer, sikur të fitonte loto, i jep urdhër edhe cka mos të fol Hashimi i cili eshtë i strukur, i frigesuar, dhe i dorëzuar . Pahori i i deshpruar ,i çuditur me Hashimin besa edhe me neve ,i cili pazarin me mijera kilometra katror e bën me lehtë se ne pazarin gjithçka 1 euro”, ka shkruar Avdyli, përcjellë “Bota sot”.

Për më shumë shikojeni videon:

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...