A mund të dënohet Thaçi me 15 vite burg, Zogaj e zbulon të vërtetën

Aktuale

A mund të dënohet Thaçi me 15 vite burg, Zogaj e zbulon të vërtetën

Nga: N.Sh Më: 31 gusht 2018 Në ora: 18:44
Hashim Thaçi

Analisti politik Petrit Zogaj thotë se, fushata e Thaçit për korrigjimin e kufijve po përmes referendumit nuk ka ndonjë aplikim që para se me ndodhë një gjë e tillë iniciuesi të shpallet shkelës i Kushtetutës.

Sipas tij, ajo nuk është marrëveshje e fshehur, andaj Kuvendi ose populli përmes referendumit e pranon ose jo, transmeton gazeta “Bota sot”.

Ai pohon se s’ka çështje këtu për burgosje ose për tu shpallur tradhtar të Kushtetutës.

Lexojeni shkrimin e plotë të Petrit Zogaj:

Per konstitucionalistet dhe legalistet, aktet si Kushtetuta dhe te tjera, jane shkelur dhe do te shkilen, ndryshohen e modifikohen politikisht gjithmone. Njerezit qe thirren ne Kushtetuten tone, dhe kinse ndryshimi/modifikimi i saj qe do te vije nga nje marreveshje politike, do ta burgoste dikend, me se paku jane deklarata naive.

Thaci ka nise nje fushate publike per ceshtjen e korrigjimit, po thote, po ashtu qe do te provon permes referendumit me e be nje gje te tille. Ne kete rast, nuk ka ndonje aplikim para se te ndodhe nje gje e tille qe inicuesi te shpallet shkeles i Kushtetutes, perderisa ajo nuk eshte marreveshje e fshehte. Kuvendi ose populli permes referendumit, e pranon ose jo. S’ka ketu ceshtje per tu burgosur njerezit ose per tu shpallur tradhtar te Kushtetutes aktuale. Leni keto muhabete, mos tregohi kaq jo profesional.

Pra, jeni ne linje me presidentin dhe doni qe keto ndryshime me ndodhe, behuni pjese e tij, jeni kunder, bllokojeni ne Kuvend ose ne cfaredo iniciative permes referendumit. S’ka rruge tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat