Hoti: PDK tash e gjashtë muaj e ka mbështetur idenë e Thaçit për shkëmbim territoresh

Aktuale

Hoti: PDK tash e gjashtë muaj e ka mbështetur idenë e Thaçit për shkëmbim territoresh

Nga: A.ZH Më: 31 gusht 2018 Në ora: 20:16
Avdullah Hoti

Shefi i Grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti ka reaguar pas publikimit të lajmit se presidenti Hashim Thaçi, është parë në selinë e PDK-së në orët e pasdites.

Hoti ka thënë se PDK sot u deklarua se tash e gjashtë muaj e ka mbështetur idenë e Thaçit për shkëmbimin e territoreve me Serbinë.

Në postimin në Facebook, ai ka thënë se PDK po fyen opozitën dhe se tani “përralla e saj ka marrë fund”.

Reagimi i plotë i Hotit:

- PDK ka insistuar tash e gjashte muaj ta mandatoje Thaqin per dialogun me Serbine. 

- Thaqi e ka bere te qarte tash e gjashte muaj se do te dialogoje per shkembim territoresh.  Pra, PDK tash e gjashte muaj e ka mbeshtetur idene e shkembimit te territoreve.  Sot u kujtua te deklarohet. Dhe fyen opoziten. Perralla e tyre ka marre fund.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat