Mimoza Kusari Lila tregon arsyen pse u shkëputën nga LDK-ja

Aktuale

Mimoza Kusari Lila tregon arsyen pse u shkëputën nga LDK-ja

Drilon Rrahmani Nga Drilon Rrahmani Më 31 gusht 2018 Në ora: 21:50
Mimoza Kusari Lila

Mimoza Kusari Lila ka konfirmuar për “Bota sot” largimin e Alternativës nga koalicioni me LDK-në.

“Po është e vërtetë që jemi larguar nga grupi parlamentar i LDK-së, por jemi ende pjesë e opozitës”, ka konfirmuar Mimoza Kusari Lila.

E pyetur për arsyet e largimit nga grupi parlamentar i LDK-së, Kusari-Lila ka thënë se ata e kanë konsideruar se duhet një aktivitet pak më i ngjeshur i Alternativës, jashtë ombrellës së LDK-së.

“Ne vazhdojmë bashkëpunimin me LDK-në me të njëjtat parime politike, veçse kemi konsideruar se duhet një aktivitet pak më i ngjeshur i Alternativës, jashtë ombrellës së LDK-së. Nuk ka arsye tjetër dhe ne do të vazhdojmë bashkëpunimin me LDK-në”, është shprehur Kusari-Lila për “Bota sot”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat