PShDK del kundër idesë së Thaçit për korrigjim të kufijve

Aktuale

PShDK del kundër idesë së Thaçit për korrigjim të kufijve

Më: 1 shtator 2018 Në ora: 11:26
Hashim Thaçi

Partia Shqiptare Demokristiane e Kosovës, e përkrah kërkesën e partive opozitare për mbajtjen e seancës së jashtëzakonshme të Parlamentit të Republikës së Kosovës, në të cilën do të diskutohet rreth dialogut me Serbinë, në veçanti rreth qëndrimit të presidentit Thaçi për korigjimin e kufijve të Kosovës. 

PSHDK, kërkon nga deputetët e parlamentit të Republikës së Kosovës që të jenë në mbrojtje të kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës dhe të veprojnë në interes të integritetetit dhe sovraniteteit të vendit.  

PSHDK kërkon të mos ketë ndarje të qëndrimeve nga deputetet për qellime partiake ose klanore, por të jenë njëzeri kunder idesë së presidentit Thaçi për korrigjim të kufijëve, që nënkupton shkëmbim të teritoreve me Serbinë, si dhe të nxirret një rezolutë e cila i përcakton vijat e kuqe për presidentin Thaçi në bisedime me Serbinë.  

PSHDK kërkon që të mos lejohet në asnjë mënyrë që marreveshja eventuale në mes Kosovës dhe Serbisë të krijojë: ndarje të Kosoves, shkëmbim të teritoreve apo krijimin e asociacionit me kompetenca ekzekutive. 

PSHDK kërkon që të ketë reciprocitet në respsektimin e të drejtave të shqiptarëve që jetojnë në Serbi, me të drejtat e serbëve që i gëzojnë në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat