Besnik Tahiri thotë se ne Forumin e Dubrovnikut Kosova tregoi rrugën euroatlantike

Aktuale

Besnik Tahiri thotë se ne Forumin e Dubrovnikut Kosova tregoi rrugën euroatlantike

Më: 1 shtator 2018 Në ora: 20:13
Besnik Tahiri thotë se ne Forumin e Dubrovnikut Kosova tregoi rrugën euroatlantike

Koordinatori Nacional për Reforma Shtetërore, Besnik Tahiri thotë se në Dubrovnik Kosova ka treguar rrugën atlantike.

Nëpërmjet një shkrimi në Facebook, Tahiri i cili në Forumin e Dubrovnikut shoqëroi kryeministrin Ramush Haradinaj, thotë se ky forum ishte ri-konfirmim për mbështetje të shtuar euro-atlantike, për Ballkanin Perëndimor, e me theks për Republikën e Kosovës.

Shkrimi i plotë i Tahirit në Facebook:

Sot përmbylli punimet ‘Forumi i Dubrovnikut’, që u mbajt në mes datave 31 Gusht – 1 Shtator 2018. Kjo ishte konferenca e 13-të ndërkombëtare ku nikoqir ishte kryeministri i Kroacisë z. Plenkovic. Tema kyçe e këtij forumi ishte ‘Fuqizimi i qëndrueshmërisë Mediterani, Evropa dhe Ballkani Perëndimor’, ndërkaq nën-temat ndërlidheshin nisur nga: ‘Përkufizimi i sfidave – shqyrtimi i zgjidhjeve’; ‘Fuqizimi i qëndrueshmërisë përmes interkonektivitetit të përmirësuar infrastrukturor’; e deri tek ’Fuqizimi i qëndrueshmërisë duke luftuar lajmet e rrejshme (Fake News).

Në këtë forum, Republika e Kosovës, u përfaqësua nga Kryeministri Haradinaj, i vlerësuar në mesin e folësve kyç të konferencës. Kjo ishte mundësi e mirë që Kosova të prezantoj progresin, të ri-konfirmoj partneritetin rajonal, e njëkohësisht të kërkoj mbështetje nga akterët rajonal e ndërkombëtar. Ndër të tjera, ky forum ishte ri-konfirmim për mbështetje të shtuar euro-atlantike, për Ballkanin Perëndimor, e me theks për Republikën e Kosovës.

Ndërkaq, në takime të ndara me Zëvendës-Ndihmës Sekretarin Amerikan të Shtetit z. Mattheë Palmer, u diskutua për proceset ekonomike, politike dhe të sigurisë në rajon dhe nevojën për mbështetje të SHBA-së, si aleate strategjike e vendit tonë, në veçanti e domosdoshme për proceset aktuale politike dhe konsolidimin ndërkombëtar të shtetësisë.

Në rrafshin e reformave të agjendës evropiane, u diskutua me Komisionerin e BE-së për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ndërkombëtar z. Neven Mimica, ku Qeveria e Kosovës pasqyroi angazhimin e treguar për zhvillim ekonomik, fuqizim të rendit dhe të ligjit, përmbushje të obligimeve që dalin nga MSA dhe për fushat tjera që janë të rëndësisë së veçantë në përafrimin e vendit tonë me BE-në.

Delegacioni i Republikës së Kosovës, i udhëhequr nga kryeministri Haradinaj, zhvilloi takime dhe prezantoi edhe me delegacione të tjera dhe përfaqësues të lartë të vendeve pjesëmarrëse në forum. Në këtë konferencë, u pasqyrua serioziteti dhe përkushtimi institucional për ta forcuar bashkëpunimin rajonal, për ta përafruar vendin në procesin integrues e parasëgjithash për ta thelluar perspektiven euro-atlantike të Republikës së Kosovës.

Ky është viti i 13-të që mbahet Forumi i Dubrovnikut

Temat që janë diskutuar në këtë Forum ndër vite janë si vijon:

- Fuqizimi i durueshmërisë – Mesdheu, Evropa dhe Ballkani Perëndimor (2018)

- Bashkëpunimi dhe siguria Adriatik-Mesdhe në Evropën Juglindore (2017)

- Fuqizimi i Evropës: Ndërlidhja e Jugut dhe Veriut (2016)

- Politika e re e zhvillimit – Drejt partneritetit dhe vizionit të përbashkët (2015)

- EU integrimi i Ballkanit Perëndimor: Gjendja aktuale (2014)

- Siguria Energjetike Evropiane (2013)

- Ndërtimi i shtetit dhe përvoja e BE-së “ (2012)

- Dekada e re për EJL (2011)

- EJL dhe ballafaqimi me sfidat globale (2010)

- Imperativi strategjik evropian – energjia, investimet dhe zhvillimi (2009)

- Siguria, zhvillimi dhe prosperiteti (2008)

- Jugu i ri i Evropës (2007)

- Rrumbullakësimi i dimensionit jugor të Evropës (2006).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat