Presidenti uron nxënësit për fillimin e vitit të ri shkollor - Bota Sot
Presidenti uron nxënësit për fillimin e vitit të ri shkollor

Aktuale

Presidenti uron nxënësit për fillimin e vitit të ri shkollor

Më: 3 shtator 2018 Në ora: 10:26
Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka uruar të gjithë nxënësit për fillimin e vitit të ri shkollor.

Sipas tij institucionet kanë investuar në vazhdimësi  në sistemin arsimor në mënyrë që fëmijëve t’u ofrohet një arsimim sa më cilësor.

Postimi i presidentit në Facebook:

Të gjithë nxënësve dhe mësimdhënësve u uroj suksese në këtë vit të ri shkollor, i cili po nis sot. Si institucione dhe si shoqëri kemi investuar në vazhdimësi në sistemin tonë arsimor, në mënyrë që fëmijëve tanë t’iu ofrojmë një arsimim sa më cilësor. Kemi investuar në infrastrukturë, në objekte të reja shkollore dhe në pajisjen e tyre me teknologji moderne, me qëllim të krijimit të kushteve sa më të mira, që nxënësit tanë të bëhen pjesë e konkurrencës në dije kudo në botë. Përmirësimi i cilësisë dhe investimi në dije nuk është asnjëherë i bollshëm, prandaj kërkohen edhe më shumë investime dhe angazhim për ngritjen e cilësisë dhe arritjen e rezultateve më të mira. Një urim të veçantë edhe për të gjithë fëmijët që sivjet ulën për herë të parë në bankat shkollore. Me punë dhe përkushtim, suksesi do të jetë i garantuar. HTH

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...