Kryesia e Kuvendit ka vendosur që nesër në ora 09:00 të mbahet seancë e jashtëzakonshme, e thirrur nga kryeministri Ramush Haradinaj, për të shqyrtuar Propozim-vendimin e Qeverisë për emërimin e Ekipit Negociator për Normalizimin e Marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë.
Kjo u vendos në mbledhjen e kryesisë të mbajtur sonte në ora 19:30, ku seanca do të ketë vetëm një pikë të rendit të ditë Shqyrtimi i Propozim-vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për emërimin e Ekipit Negociator për Normalizimin e Marrëdhënieve në mes të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë., përcjell Bota sot.
Kujtojmë që seanca e thirrur nga opozita do të mbahet nesër në ora 10:00./BS/