Islami: Atë që e shkruajti Qosiqi dhe Qubrilloviqi po realizohet nga Thaçi

Aktuale

Islami: Atë që e shkruajti Qosiqi dhe Qubrilloviqi po realizohet nga Thaçi

Nga: N.Sh Më: 3 shtator 2018 Në ora: 20:38
Hashim Thaçi

Balli Kombëtar Demokrat, gjatë ditës së sotme ka mbajtur një konferencë për shtyp.

Kryetari i OBKD-së, Gazmend Islami tha se, vendi ynë gjendet në një lojë të rrezikshme me protagonistë Hashim Thaçin, Aleksandër Vuçiq dhe Edi Rama, të cilët përmes skenarëve të tyre, e kanë sjell Kosovën në një pozitë shumë shqetësuese dhe më të rrezikshme se sa lufta e fundit në Kosovë.

Islami thotë se, skenarët që janë përgatitur për ta copëtuar Kosovën, gjoja me rishikimin e kufijve nuk është asgjë tjetër veqëse Thaçi ka marrë mbi supet e veta peshën e rënd të tradhtisë ndaj vendit.

“Të thuhet se Kosova po merre nën sovranitetin e vet Luginën e Preshevës dhe se nuk po kërkon asgjë Serbia nga Kosova, është sikur loja poker pa As, vendi ynë kësaj radhe vërtet gjendet në vijën e frontit të luftës, të jemi apo të mos jemi, por kësaj radhe ndryshon armiku, armikun e kemi të brendshëm dhe hiq më pak se presidentin e vendit i cili po përmbush ato që kishte shkruar Dobrica Qosiqi dhe Vaso Qubrilloviqi për ndarjen e Kosovës”, tha Islami transmeton gazeta “Bota sot”.

“Nuk mund të lejojmë që vendin tonë ta kthejmë në jo shtet, nuk mund të lejojmë që thesarin e vendit tonë ta dhurojmë peshqesh të Serbia, nuk mund të lejojmë që vendi ynë kthehet në vitin 99, nuk mund të lejojmë që Rusia të arrin qëllimet e veta”, shtoi ai.

Islami tutje pohoi se, plani për Asociacioni i Komunave Serbe (AKS) po del të jetë  një premtim që nuk është gjë tjetër veçse mashtrim ndaj palës së Kosovës nga perëndimorët, BE dhe SHBA, me shpresën për të kënaqur Serbinë që në rrugën e saj për anëtarësim në BE, që ajo do të heqë dorë nga strategjia e Vladimir Putinit për të shantazhuar BE-në me tensione permanente në rajon.

“E pasojë e këtij plani naiv të BE-së është se Serbia po kërcënon edhe më kërkesa të tjera territoriale ndaj Kosovës, paralel me kërcënimet e vjetra që i bëhen BE-së përmes Milorad Dodikut në Bosnjë për shkëputje të Republikës Serbe dhe bashkëngjitje Serbisë. Me kërcënimet e saj Serbia i ka arsyet e veta shtesë. Ajo përmes Vuçiçit dhe synimeve përbrenda Kosovës me asociacionin, e tash edhe me kërcënimet për ndryshim kufijsh të jashtëm të Kosovës, i thotë BE-së : po nuk më pranove anëtare të plotë pa e njohur pavarësinë e Kosovës merru tash dhe në të ardhmen me rrëmujë e destabilizim të Kosovës dhe të Bosnjës”, shtoi tutje ai.

Këtyre lojërave të rrezikshme Ruso-Serbe, Islami thtoë se, dhe kërcënimeve ndaj BE-së iu është bashkëngjitur edhe Hashim Thaçi, publikisht.

“I bëjmë thirrje BE dhe SHBA që të ndalojnë këtë lojë të ndytë të dy presidentëve Thaçi-Vuqiq, sepse ajo do të destabilizonte jo vetëm Kosovën por edhe Ballkanin në tersi dhe ky zingjirë do të vazhdonte deri në Rusi dhe kjo do të ishte fatale. Balli Kombëtar Demokrat, publikisht përmes kësaj komunikate, është i hapur që t’i bashkohet çfarëdo proteste të organizuar qoftë nga partitë tjera politike, qoftë nga shoqëria civile”, shtoi ai.

“Ne me anëtarësinë tonë i themi hapur opinionit se kufiri i Kosovës mund të lëvizë vetëm mbi trupat tonë, jemi të vendosur të shkojmë deri në sakrificën e fundit, kemi obligim qytetar dhe kushtetues.

Prandaj larg duart nga këto lojëra të rrezikshme, ne përkrahim dhe i bashka ngjitemi protestës së thirrur edhe nga LVV.

T’i japim fund njëherë e përgjithmonë monstrumit kriminal të quajtur Thaçi, Esat Pash Toptatin të dytë të shqiptarëve” përfundon Gazmend Islami.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat