Opozita bojkoton seancën e thirrur nga kryeministri Haradinaj

Aktuale

Opozita bojkoton seancën e thirrur nga kryeministri Haradinaj

Më: 4 shtator 2018 Në ora: 08:39
Avdullah Hoti

(E plotësuar)- ?Lidhja Demokratike e Kosovës po merr pjesë në seancën e jashtëzakonshme të thirrur nga Qeveria e Kosovës, e cila ka të bëjë me shqyrtimin e propozim-vendimit për emërimin e ekipit negociator për normalizimin e marrëdhënieve në mes të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë.

Kështu ka bërë të ditur shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, i cili në hollin e Kuvendit të Kosovës, tha se nuk ka pasur urgjencë për t’u thirrur seanca e orës 9:00.

Ai tutje shtoi se do të marrin pjesë vetëm në seancën e orës 10:00,  seancë kjo e thirrur nga opozita.

Hoti: Nuk ka pasur urgjencë që sot të thirret kjo seancë

“Në bashkëpunim me të gjitha grupet tjera opozitare nuk do të lejojmë që të bëhen pazare me territorin e Kosovës. Ne do të paraqitemi në seancë në orën 10:00 dhe presim që seanca të filloj në orën 10:00, ashtu siç është kërkuar nga opozita. Nuk ka pasur asnjë urgjencë që sot të thirret kjo seancë në orën 09:00, ka pasur mundësi që menjëherë pas mbarimit të seancës të opozitës ose të nesërmen të ftohet kjo seancë, mandej deputet e opozitës do kishin pasur mundësi të japin fjalën e tyre”, u shpreh ai.

Sipas Hotit, kjo Qeveri nuk është legjitime sepse nuk i ka as numrat minimal për të filluar seancën.

Ai shtoi se janë duke punuar me grupet e tjera opozitare për të ndryshuar gjendjen politike në vend.

Hoti: Ne do të përdorim të gjitha masat kushtetuese për të ndërruar gjendjen

“Kosova është nga prilli në krizë institucionale po e quaj me një qeveri që nuk ka fuqi politike për të shtyrë përpara agjendën e vetë. Ne i kemi dhënë mundësinë gjatë muajit maj, qershor dhe korrik përmes atyre tryezave të partive politike që të dakorodohemi për të nxjerr vendin nga kriza, nuk ka pasur vullnet këta njerëz janë të interesuar vetëm për të qëndruar në pushtet, jo për t’iu shërbyer qytetarëve të vendit, tash në shtator ne do të konsiderojmë të gjitha masat kushtetuese dhe demokratike për të ndërruar gjendjen në këtë vend”, tha ai.

I pyetur se a i kanë siguruar votat për rezolutën sot në Kuvendin e Kosovës, shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Avudllah Hoti se deri tani i kanë 58 vota të opozitës, dhe disa deklarime publike të Nismës dhe AAK-së.

Pas seancë për ekipin negociator e cila po mbahet tash, pritet të vazhdojë seanca në të cilën do të ketë debat parlamentar lidhur me angazhimet e Presidentit të Kosovës për përfshirjen e “shkëmbimit të territoreve” apo “korrigjim të kufijve” në dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Hoti: LDK nuk merr pjesë në seancën për ekipin negociator

Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti ka deklaruar se nuk marrin pjesë në seancën e jashtëzakonshme të thirrur për ekipin negociator, me arsyetimin se është përpjekje për ta prishur seancën e thirrur nga opozita.

“Nuk ka pas urgjencë të thirret kjo seancë sot. Edhe VV pritet të mos marrë pjesë në seancën e orës 9:00”, tha Hoti.

Në këtë seancë pari do të mbahet seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Republikës së Kosovës lidhur me shqyrtimin e propozim-vendimit të Qeverisë së Kosovës për emërimin e Ekipit Negociator për normalizimin e marrëdhënieve në mes të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë.

***

Lidhja Demokratike e Kosovës nuk do të marrë pjesë në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës e thirrur me kërkesë të kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj.

Edhe partia tjetër opozitare, PSD ka konfirmuar se nuk do të marrë pjesë në seancë, pasi vlerësojnë se çdo diskutim duhet të bëhet në seancën e paraparë të mbahej në ora 10:00, që ishte thirrur me kërkesë të opozitës.

Vlen të theksohet se pikë e vetme e rendit të ditës është:

Shqyrtimi i Propozim-vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për emërimin e Ekipit Negociator për Normalizimin e Marrëdhënieve në mes të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë.

LDK pas pak vendos nëse do të marrë pjesë në seancën për ekipit negociator

Grupi parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka nisur mbledhjen, ku pritet të merret vendimi nëse do të marrin pjesë apo jo në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës, të thirrur me kërkesën e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj.

Mbledhja e grupit parlamentar të LDK-së po mbahet në zyret e këtij grupi në Kuvendin e Kosovës.

Seanca e thirrur nga kryeministri do të fillojë në ora 09:00, ku pikë e vetme e rendit të ditës është shqyrtimi i propozim-vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për emërimin e ekipit negociator për normalizimin e marrëdhënieve në mes të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë.

PSD ka njoftuar se nuk do të marrë pjesë në seancë, pasi vlerësojnë se çdo diskutim duhet të bëhet në seancën e paraparë të mbahej në ora 10:00, që ishte thirrur me kërkesë të opozitës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat