Vrasësi dhe i vrari kishin qenë shokë të ngushtë

Aktuale

Vrasësi dhe i vrari kishin qenë shokë të ngushtë

Më: 4 shtator 2018 Në ora: 15:02
AKI

Valon Iberdemaj, ka qëlluar me armë zjarri duke lënë të vdekur shokun e tij Isa.S në ndërtesën e Agjencinë së Inteligjencës Kosovare.

Sipas disa informacioneve që janë dhënë nga media, vrasësi Iberdemaj dhe Isa.S kishin qenë shokë të ngushtë. Ky informacion është publikuar në bazë të deklarimeve të disa familjarëve të viktimës që gjendeshin në QKUK.

Sipas njoftimeve deri më tani Iberdemaj kishte qenë zyrtar i sigurimit të brendshëm në AKI, ndërsa viktima, Isa.S, kishte punuar në bufe.

Insajderi ka raportuar më herët gjatë ditë se Iberdemaj, kishte qëlluar me armë zjarri ndërsa në tentim për të ikur nga vendi i ngjarjes kishte marrë peng një grua.

Sigurimi i armatosur me armë të gjata kishin bllokuar, Iberdemajn duke e detyruar të dorëzohet.

Sipas AKI-së vrasja e ndodhur nuk ka të bëjë me çështje të cilat ndërlidhen me veprimtaritë e Agjencionit,

”Sot, më 04.09.2018, rreth orës 09:10, në objektin e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë ka ndodhur gjuajtje me armë zjarri, me ç’rast një zyrtar i sigurimit të brendshëm ka shtënë mbi një punonjës të bufesë. Viktima ka ndërruar jetë në QKUK! Rasti nuk ka të bëjë me çështje që ndërlidhen me veprimtarinë e AKI-së. Me hetimin e këtij rasti po merret prokurori kompetent”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat