Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, gjatë ditës së sotme, ka thënë se ka mbetur që djali i Thaçit të martohet me vajzën e Vuçiqit.
“Ky person pas gjashtë vjet negociata të pasuksesshme, pretendon se e ka shkopin magjik për të na e zgjidhur problemin me Serbinë. Unë besoj që bëhet fjalë për dy autokratë, për Thaçin në Kosovë dhe Vuçiqin në Serbi të cilët po e trajtojnë shtetin si shtëpinë e tyre që në fakt nuk iu takon e kanë disi pa punë, mund e ndjerës , popullin e trajtojnë si familjet e tyre ....Dy autokratët merren vesh në mënyrë feudale na kanë kthyer në mesë jetë në periudhën e feudalizmit ku mbretërit merreshin vesh për territoret e shteteve sikur tokat e tyre veç ka mbetur që djali i Thaçit, të martohet me vajzën e Vuçiqit edhe jemi tamam sikur dikur para katër apo pesë shekujsh”, tha Kurti.
Por i menjëhershëm ka qenë reagimi i Endrit Thaçit, djali i presidentit Thaçi.
“Faleminderit për ofertën tënde Albin. Kam durim që ta pres çikën tënde të rritet dhe të flasim për fatin tonë, por e kam një problem... Ajo duhet të ketë çështje primare identitetin, kombin shqiptar dhe jo atë malazez. E kuptoj që origjina nuk harrohet dhe nuk mund ta kuptoj gjuhën tuaj Kurtoviqi nga Vlladimiri”, ka shkruar djali i presidentit Thaçi, Endriti, përcjellë “Bota sot”.