Gecaj: Flet njeriu i cili ulet “gju-më-gju” me Millan Radojçiqin, qeveria e të cilit varet nga Lista Serbe

Aktuale

Gecaj: Flet njeriu i cili ulet “gju-më-gju” me Millan Radojçiqin, qeveria e të cilit varet nga Lista Serbe

Nga: N.Sh Më: 5 shtator 2018 Në ora: 18:30
Bajram Gecaj

Anëtari i LDK-së, Bajram Gecaj e ka komentuar deklaratën e Daut Haradinajt i cili ka thënë së nuk guxon që opozita të jetë në një pozicion sikurse Lista Serbë.

Gecaj e quan hipokrizi këtë deklaratë të Dautit, derisa kujton se Ramushi është ulur “gju-më gju” më Millan Radojçiqin si dhe qeveria varet plotësisht prej Listës Serbe.

Gecaj thotë se pa aprovimin e LDK-së nuk mund të shyjnë para asnjë çështje të rëndësishme nacionale.

Ja shkrimi i plotë i Gecajt:

Çfarë hipokrizie, njeriu i cili ulet “gju-më-gju” me Millan Radojçiqin dhe qeveria e të cilit varet plotësisht nga Lista Serbe, na paska thënë se “...nuk guxon opozita të jetë në një pozicion me Listën Serbe”!

O le të sillen bre e të p’shtillen, le të shkrryhen poshtë e të kërcejnë lartë, të zihen e të përzihen si e sa të duan, por pa aprovimin e LDK-së nuk do të mund të shtyejn para bash asnjë çështje të rëndësisë nacionale! Siç thot populli, ju ka dalë bre “boja” krejt e çdo ditë e më shumë po e bëjnë horë veten por edhe ne të gjithëve së bashku. Këta njerëz mund edhe ta kenë vendin në institucione, por vetëm në ato korrektuese!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat