“Ramush Haradinaj ka një CV të një gangsteri”

Aktuale

“Ramush Haradinaj ka një CV të një gangsteri”

Drilon Rrahmani Nga Drilon Rrahmani Më 5 shtator 2018 Në ora: 22:41
Ramush Haradinaj

Sot kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj u tregua i pamatur në deklaratat e tij, ndonëse si shumë herë, pasi publikisht tha se është i gatshëm të përleshet fizikisht me Albin Kurtin.

Mënyra e shprehjes së Haradinajt larg asaj intelektuale, nuk është ekskluzivitet për analistin politik Nexhat Haziri, i cili për “Bota sot” tha se kjo rrjedh nga mentaliteti i politik bërjes me anë të grushteve dhe muskujve, pa pasur qasje profesionale.

Image
Nexhat Haziri

“Nuk do shumë për të komentuar kjo qasje e kryeministrit Haradinaj, pasi rrjedh nga mentaliteti i tij i politik bërjes me anë të grushteve dhe muskujve, e jo në qasje profesionale dhe të aftësive të tij intelektuale për politik bërje e aq më pak të koncepteve humane të qeverisjes së vendit”, thotë Haziri.

Për më tepër, ai shton se Haradinaj e ka CV e një gangsteri, sesa të një njeriu që mund t’i shërbej politikisht shoqërisë sonë.

“Pra, nuk ka asnjë do te thoja ekskluzitivitet në deklaratat e tij, pasi Ramush Haradinaj është ky, i tillë siç ka qenë edhe pa qenë fare në politik, një njeri që ka një CV më shumë të një gangsteri , se sa të një njeriu që mund t’i shërbej shoqërisë, sidomos në poste publike e shtetërore, siç për fatin e keq të Kosovës dhe tonit si qytetar, që sot ai është kryeministër i vendit”, është shprehur ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat