Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arber Rexhaj përmes një postimi në facebook ka thënë se Kadri Veseli ka bllokuar institucionet e kuvendit, ndërsa bënë selfie të tij.
Tutje Rexhaj ka shtuar se kuvendi duhet të ishte arenë e diskutimeve dhe jo bllokadave të cilat po I bënë PANA.
Rexhaj ka theksuar se kuvendi duhet të shpërndahet dhe të kemi zgjedhje demokratike
Më poshtë mund të lexoni statusin e plotë:
Kryetari i Kuvendit të Kosovës në rolin aktorit komik. E ka bllokuar institucionin e kuvendit, ndërsa dërdëlliset me ironitë dhe selfie-t e tij.
Kuvendi do të duhej të ishte arenë e diskutimeve dhe jo bllokadave të cilat po i bënë PANA.
Kadri Veseli duhet të mësohet të sillet si kryetar kuvendi. Prandaj duhet ta shpërndaj kuvendin që të kemi zgjedhje demokratike.