REK: I përkrahim protestat

Aktuale

REK: I përkrahim protestat

Më: 7 shtator 2018 Në ora: 00:39
Protestë e kaluar në Prishtinë

Kryesia e Republikanët e Kosovës, REK e udhëhequr nga kryetari Faton Kurti, mori vendimin tju bashkangjitet Protestave të organizuara nga VV dhe LDK kurdo që vendoset të mbahen ato.
Në kushtet e paralizimit të institucioneve, bojkotimi i Kuvendit dhe veprimet e njëpasnjëshme antikushtetuese të Presidentit Thaqi për korrigjim të kufijve,  qytetarët duhet të marrin në dorë fatin e Kosovës.

Një president i pamandatuar nga Kuvendi për të udhëhequr dialogun me Serbinë që përbetohet se nuk do të preket asnjë metër territor i Kosovës dhe ndërkaq ka nën tavolinë gati planin për shkëmbim territoresh me Serbinë e Vucicit.

Ndaj Republikanët e Kosovës i ftojnë të gjithë anëtarët e partisë, aktivistët, simpatizuesit dhe çdo qytetar të kosovës që dëshiron të sjellë ndryshimin të bëhet pjesë e protestave mbarëqytetare.

Deklaratë për shtyp

Gjatë historisë sonë të travluar sidomos në shekujt e fundit na janë bërë shumë tradhti që na dëmtuan si Komb, vetëm se në atë kohë ato bëheshin prapa perdeve dhe në errësirë (në padijen tonë) - kurse sot aktet e tradhëtisë jo vetëm po ndodhin para syve tanë por na kërkohet ti pranojmë me duartrokitje duke i quajtur ato të domosdoshme për të ardhmen tonë Europiane!

Por çfarë do t'na shërbejë hyrja në EU kur nuk do të kemi më shtet për të hyrë ne EU?!

Këta politikanë të paaftë tashmë i falën 8000 hektarë tokë për Vizat! Toka iku por vizat ende nuk shihen në horizont. Firmosën Asosacionin e Komunave me shumicë serbe dhe i dhanë kartë të gjelbër Listës Serbe e cila pamundëson cdo lloj vendimi të rëndësishëm në Kuvendin e Kosovës.

Si mund t'ja besojmë të ardhmen tonë këtij politikani dhe të tjerëve që e ndjekin nga pas në rrugën qorre të shkëmbimit të territoreve?

Tradhtia po ndodh para syve tanë dhe ne nuk duhet të lejojmë që shteti dhe kombi ynë jo vetëm të humbasë territor por  edhe integritet në nivel ndërkombëtar.  Thaqi dhe të gjithë ata të cilët e mbështesin atë në idenë marroke të coptimit të Kosovës duhen ndalur dhe të japin llogari sepse janë duke i falur Serbisë asetet më të vlefshme që ka Kosova: TREPÇËN dhe LIQENIN E UJMANIT për të marr? në shkëmbim po toka shqiptare të rrëmbyera me tradhti dhe luftëra të padrejta nga Serbia ndaj shqiptarëve.

Republikanët e Kosovës, REK deklarojnë se janë kundra çdo lloj ndarje apo shkëmbimi të territorit të Kosovës dhe do të bëjnë gjithçka është e mundur në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar përmes lobimit dhe organizimit të faktorëve proshqiptarë për të mos lejuar që ky plan djallëzor të bëhet realitet.

Faton Kurti
Kryetar i Republikanët e Kosovës, REK

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat