“Dorëzimi i Thaçit para Vuçiqit” - Bota Sot
“Dorëzimi i Thaçit para Vuçiqit”

Aktuale

“Dorëzimi i Thaçit para Vuçiqit”

Nga: G.B Më: 8 shtator 2018 Në ora: 11:58
Bajram Gecaj

Zyrtari i LDK-së, Bajram Gecaj, ka thënë se sikur në rastin e deportimit të turqve, edhe dje u provua se Hashim Thaçi kontrollon qeverinë dhe institucionet e vendit dhe vendimi që Vuçiq ta vizitojë Ujmanin sot, është aranzhuar nga Thaçi dje në Bruksel, përcjell Bota sot.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ai ka thënë se këtë po e bën për ta shpëtuar “lëkurën” e tij dhe ne duhet t’i ndalojmë këto veprime, nëse duam ta shpëtojmë “lëkurën” e vendit.

Postimi i tij i plotë:

DORËZIM I THAÇIT PARA VUÇIQIT!

Ngjashëm si në rastin e deportimit të turqve, edhe dje u provua se Hashim Thaçi kontrollon plotësisht këtë qeveri si dhe institucionet e “kapura” të vendit! Vendimi për lejimin e Vuçiqit të vizitoj Ujmanin me siguri që është aranzhuar dje në Bruksel nga Thaçi vetë - koncesioni i radhës për të shpëtuar “lëkurën” e tij. Këto veprime duhet t’i ndalojmë sa më parë, nëse vërtetë dëshirojmë të shpëtojmë “lëkuren” e vendit tonë!

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...