Deda: Marrëzia në Kosovë s’ka fund

Aktuale

Deda: Marrëzia në Kosovë s’ka fund

Nga: N.Sh Më: 8 shtator 2018 Në ora: 19:44
Ilir Deda

Deputeti i Alternativës për Kosovën, Ilir Deda, e ka komentuar deklaratën e kancelares Merkel në Shkup dhe shëtitjet e presidentit serb, Aleksandër Vuçiq në Kosovë.

Ai thotë se marrëzirat në Kosovë, s’kanë fund.

“Në ditën kur midis Ballkanit - në Shkup -Kancelarja Merkel thotë edhe njëherë që nuk ka korrigjim të kufijve në Ballkan, e Vuçiqi - duke shetitë nëpër Kosovën veriore sikur në pronë të vetën - thotë që “nuk guxon” prej Merkelit të thotë që ajo pjesë e Kosovës është Serbi, Thaçi e përsëritë qëndrimin e tij për “korrigjim të kufirit”/ndarje/shkëmbim të territoreve. E këtë marrëzi e përforcojnë dy kryetarë komunash, ai i Mitrovicës Jugore dhe i Gjilanit.

Marrëzia në Kosovë nuk ka fund. Sa mirë që e tilla nuk është vendimtare për të ardhmen e këtij shteti”, shkruan Ilir Deda në Facebook, transmeton gazeta “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat