Pavarësisht bllokadës dhe protestave në Tërnavc, Presidenti i Serbisë Vuçiq sipas burimeve të mediave, po tenton që në fshatin Banjë të Skenderajt të shkoi përmes një rruge alternative.
Konkretisht ai Kolna e tij po tenton që në fshatin Banjë të kaloj nga rruga dytësore që direkt nga Zubin Potoku shpie në fshatin Banjë, konkretisht të kaloi nëpër fshatin Cerkolez.
Mirëpo sipas burimeve të mediave, dy vetura ‘Xhipa’ të kolonës së tij vec kanë tentuar të kalojnë nëpër atë pjesë por ata janë ndaluar nga protestues drenicas që janë të vendosur edhe në atë pjesë.
Që nga mëngjesi i hershëm i ditës së sotme qytetarë të Drenicës në shenjë protesete kundër paralajmërimit të vizitës së Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq në fshatin Banjë të Skenderajt kanë bllokuar rrugën në fshatin Tërrnavc por edhe rruga tjera që shpijnë atje.