Kryetari i Komunës së Skenderajt Bekim Jashari, i është bashkuar protestës së qytetarëve të Drenicës, për të ndalur vizitën e presidentit serb Aleksandar Vuçiq.
Para protestuesve, Jashari ka thënë se Vuçiq nuk mund të kalojë nëpër këtë pjesë, derisa të kërkojë falje për gjenocidin dhe krimet e bëra gjatë luftës në Kosovë, shkruan Bota sot.
Ai ka thënë se ngjarjet e luftës janë ende të freskëta.
“Ata të marrin mesazhin e qartë, edhe institucionet tona, edhe ndërkombëtarët”, ka thënë Jashari./BS