Ish-zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Valon Murtezaj, përmes një postimi në Facebook, thotë se, prej të gjitha deklarimeve të liderëve sot, me e dinjitetshmja dhe me korrektja ishte e kryetarit të komunës së Skenderajit, Bekim Jashari.
Sipas Murtezajt, nga Jashari dolën fjalë që burimin e kanë në drejtësi dhe në njerëzinë.
Ndërsa, ka kritikuar qeverinë aktuale, pasi që siç thotë ai, si është e mundur që Qeveria e Kosovës, apo kushdo që e ka miratuar marshuten e Presidentit të Serbisë, nuk është konsultuar me Komunën e Skenderajit.
Ja postimi i plotë:
Prej te gjitha deklarimeve te lidereve sot, me e dinjitetshmja dhe me korrektja ishte e kryetarit te komunes se Skenderajit, z. Bekim Jashari.
Nga z. Jashari, degjuam fjale qe burimin e kane ne drejtesi dhe ne njerezine. Faleminderit shume z. Kryetar.
Por ne anen tjeter si eshte e mundur qe Qeveria e Kosoves, apo kushdo qe e ka miratuar marshuten e Presidentit te Serbise, nuk eshte konsultuar me Komunen e Skenderajit, dhe kryetarin e saj per nje vizite te tille?
Kjo tregon deri ku ka arrit komoditeti i vendim-marrjes se keqe ne institucionet qeverisese. Pra as ne mend nuk ju shkon disa burokrateve ne zyrat e qeverise se duhet me pyet dikend tjeter pervec tyre dhe ndonje keshille palogjike nga jashte.
Kudo ne bote, Kryetari i Komunes eshte institucioni me i larte per komunen perkatese. Asnje program, vizite e nivelit te larte, nuk behet pa konsultimin dhe miratimin paraprak nga Kryetari i Komunes.
Ne rastin konkret, paradoksi dhe tragjikja eshte edhe me e madhe, sepse po flasim per nje vizite te nje zyrtari me te larte te Serbise ( qe e tregoi veten e tij prape me deklarimet perkrahese te planeve shfarosese) ne nje nga vendet me te demtuara nga lufta.
Edhe fare mos te ishte z. Jashari kryetar i komunes se Skenderajit, per nje vizite te tille, çdo njeri i mençur dhe qe ka pak dinjitet, qe ka ne dore nje aprovim te agjendes se vizites ne Skenderaj, do te duhej konsultuar me familjen Jashari.
Per me tej, çdo vizite e nivelit te ministrave, kryeministrave, presidenteve, ambasadoreve, ne Komune duhet paraprakisht te dakordohet me Kryetarin e nje komune.
Eshte rregull themelor, dhe nje sjellje me normale njerezore dhe e qeverisjes se mire.